Standardi ligjor? Kushtetuta e RSH-së sanksionon parimin “Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. Zgjedhjet e vitit 2025 janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë për të qenë zgjedhje të lira dhe të barabarta.
Problematika e konstatuar? Votimi i diasporës, i cili aplikohet për herë të parë, parashikon kosto financiare dhe procedura të shumta administrative të votuesve, të cilat nuk i kanë votuesit e njëjtë në Shqipëri. Disa institucione gjithashtu kanë përgjegjësi e detyra vetëm për votuesit nga jashtë.
Zgjedhje dhe rekomandime? Kuvendi duhet të rishqyrtojë bazën ligjore të votimit të diasporës për të njësuar praktikat, thjeshtësuar procedurat, eliminuar kostot financiare dhe mundësuar jetësimin e votës së lirë dhe të barabartë.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.