Baza ligjore në fuqi
Kushtetuta e RSH sanksionon detyrimin për deklarime publike të financimit, Kodi Zgjedhor dhe ligji mbi partitë politike përcaktojnë normat konkrete rreth financimit për partitë politike, kandidatët he fushatat elektorale.
Problematika e konstatuar
Asnjë subjekt politik nuk ka bërë ende publike shpenzimet elektorale, burimet e financimit, deklarimet për aktivitetet elektorale jashtë dhe as lidhur me praktikat lobuese brenda dhe jashtë vendit. Nuk ka asnjë garanci se financimi ka ardhur nga burime legale dhe jo kriminale.
Rekomandime për ndërhyrje
KQZ duhet të iniciojë hetime të thelluara mbi financimet elektorale dhe aktivitetet e mbajtura, si dhe në kuadër të reformës së ardhshme zgjedhore, të adresojë në Kuvend një bazë më të plotë dhe më efektive të rregullimit të financimit të partive politike dhe të proceseve zgjedhore.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.