Baza ligjore në fuqi
Kodi Zgjedhor parashikon mekanizmin e ankimimit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7 ditë përpara datës së zgjedhjeve në rastet kur rezulton se shtetasi në diasporë nuk figuron i regjistruar apo ka pasaktësi.
Problematika e konstatuar
Grupet e shoqërisë civile dhe të diasporës kanë ngritur shqetësimin për pamundësinë fizike të ndjekjes ligjore për shkak se subjekti (qytetari) nuk jeton në territorin e RSH-së. KQZ-ja dhe KLGJ-ja kanë lajmëruar se ka dakordësi që ankimet të administrohen elektronikisht dhe do të shqyrtohen brenda afateve ligjore.
Rekomandime për ndërhyrje
Autoritetet përgjegjëse për integritetin e zgjedhjeve duhet të ofrojnë zgjidhje ligjore dhe administrative me akte konkrete të besueshme dhe funksionale për të gjitha rastet e ankimeve dhe problematikave që lidhen me ushtrimin e votës së diasporës.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.