Baza ligjore në fuqi? Legjislacioni mbi partitë politike përcakton detyrimin që ato të jenë demokratike, të bëjnë zgjedhje periodike, të verifikojnë paraprakisht rekordet e strukturave/kandidatëve dhe të kenë programe elektorale.
Problematika e konstatuar? 5 muaj përpara zgjedhjeve asnjë parti politike nuk ka zhvilluar ende procese reale demokratike zgjedhore brenda tyre, nuk ka kërkesa për verifikime paraprake të kandidatëve potencialë dhe as sistem meritokracie konkurrimi.
Rekomandime për zgjidhje? Në aktet rregullatore KQZ mund të kërkojë dokumente shtesë nga partitë, përfshirë kopje të programit elektoral. Vetë partitë kanë detyrimin publik të jetësojnë standarde më demokratike në vendimmarrje, llogaridhënie dhe transparencë.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe I qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti I Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.