Baza ligjore në fuqi?
Legjislacioni nuk i detyron partitë të aplikojnë sistem meritokracie brenda tyre, zgjedhje konkurruese apo primare. Koncepti ligjor i demokracisë së brendshme e merr të mirëqenë faktin se partitë duhet të aplikojnë standarde të tilla dhe të ofrojnë kandidatët më cilësorë.
Problematika e konstatuar?
Shumica absolute e partive, përfshirë njërën nga dy partitë e mëdha nuk po zhvillon zgjedhje të brendshme konkurruese. Partia e dytë po mban primare të pjesshme. Më shumë se 90% e kandidatëve me potencial për në parlamentin e ri rrezikojnë të jenë produkt i një sistemi jo meritokratik në partitë respektive.
Rekomandime për zgjidhje?
Bazuar në praktikat e mira të vendeve të tjera, ISP ka rekomanduar në KQZ që krahas listës së kandidatëve secili prej tyre të depozitojë në KQZ edhe të dhëna të dokumentuara mbi organin që e ka zgjedhur, duke nxitur nevojën për më shumë legjitimitet e integritet.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe I qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti I Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.