Standardi ligjor? Kushtetuta e RSH-së detyron partitë politike të bëjnë kurdoherë publike burimet e financimit dhe shpenzimet e tyre. Periudha zgjedhore ka dispozita të veçanta shtesë lidhur me deklarimet dhe transparencën financiare.
Problematika e konstatuar? Legjislacioni aktual është i paplotë, i bazuar në deklarimet e vonshme post factum dhe llogaritë bankare të subjekteve, pa mekanizma monitorimi efektiv dhe as instrumente parandalimi. Sistemi aktual nuk krijon filtra mbi financimet informale dhe as transparencë mbi donatorët.
Zgjedhje dhe rekomandime? Në pamundësi të reformës zgjedhore KQZ përmes akteve nënligjore dhe institucionet ligjzbatuese duhet të koordinojnë nxjerrjen e akteve dhe ndërmarrjen e nismave që krijojnë standarde monitorimi e raportimi për partitë, minimalisht të njëjta me ato që aplikohen për qytetarët dhe subjektet private.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.