Standardi? Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për institucionet dhe zbatohen menjëherë, sidomos kur kemi të bëjmë me legjitimitetin e ushtrimit të mandatit nga zyrtarë të lartë që ushtrojnë pushtet legjislativ dhe ekzekutiv.
Problematika? Vendimi 55/2024 i Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e një ish-ministreje deputete në parlament nuk është zbatuar nga parlamenti dhe është refuzuar edhe nga shumica parlamentare mbështetëse e saj.
Zgjidhja? Kuvendi ka detyrimin kushtetues të zbatojë menjëherë vendimet e GJK-së për të dëshmuar integritet, besueshmëri, efektivitet dhe aftësi në jetësimin e politikës së pastër dhe standardeve të shtetit të së drejtës.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).