Legjislacioni zgjedhor parashikon masa të ashpra penale ndaj individëve që kryejnë krime zgjedhore dhe që sidomos kryejnë shitblerje të votës në zgjedhje.
Problemi? Raportime të shumta dëshmojnë raste të shitblerjes së votës, presione politike, shantazhe dhe përpjekje për të devijuar të drejtën dhe fshehtësinë e votës në votimet e 14 majit.
Rekomandimi? Strukturat ligjzbatuese do të duhet të respektojnë detyrimet e Kodit Penal dhe Kodit Zgjedhor për të siguruar hetime shteruese dhe masa ligjore ndaj çdo individi që shkel ligjin dhe sovranitetin e votës.
Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.