Kuvendi është institucioni kryesor përfaqësues dhe vendimmarrës në sistemin tonë politik, cilësia e transparencës, llogaridhënës dhe funksionimit të tij dëshmon në shumë elementë edhe cilësinë e demokracisë dhe të konceptit të shtetit të së drejtës.
Aktet rregullatore të Kuvendi i Shqipërisë përcaktojnë kufizime për deputetët:





Deputetët duhen trajnuar, informuar dhe monitoruar nëse ata respektojnë Rregulloren dhe Kodin e Sjelljes, nëse e ushtrojnë aktivitetin e tyre me integritet dhe përgjegjshmëri, nëse angazhohen për legjislacion cilësor, konsultim publik dhe llogaridhënie, si dhe nëse respektojnë mendimin kundër e atë kritik, sovranitetin e votës dhe legjitimitetin e mandatit.
Kuvendi ka besueshmëri minimale tek qytetarët. Këta të fundit presin një jetë parlamentare më aktive, më cilësore, më transparente dhe më në përputhje me nevojat dhe prioritetet e shoqërisë dhe të sfidave të vendit. Studentët e drejtësisë kanë detyrë dhe interes profesionale diskutime të tilla, për të cilat Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies (ISP), me ekspertët juristë Erjon Hitaj dhe Ervin Karamuço organizoi forumin e debatit në Universiteti Ismail Qemali Vlorë.
Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies është duke zbatuar projektin “A parliament with integrity: Code of Conduct, transparency and accountability”, mbështetur financiarisht nga U.S. Embassy-Tirana.

