Kushtetuta e RSH-së (1998), neni 9, sanksionon të drejtën dhe detyrimin për organizimin e lirë dhe në përputhje me parimet demokratike të partive politike, cilësinë programore në akordancë me sistemin qeverisës dhe vlerat e demokracisë, si dhe detyrimin që burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike. Instituti i Studimeve Politike (ISP) po adreson gjetje e rekomandime lidhur me legjislacionin mbi/për partitë politike, si dhe legjislacionin zgjedhor, duke përfshirë financimin politik dhe elektoral.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


