Shqipëria përballet me sfidën për politikë të pastër dhe reforma efektive antikorrupsion. Mirëqeverisja, shteti i së drejtës dhe demokracia funksionale kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie në financimin elektoral dhe politik.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka adresuar rekomandime konkrete lidhur me legjislacionin e ri mbi financimet elektorale dhe politike.
Natyra dhe baza e reformës mbi financimin politik dhe elektoral:
- Të bëhet reformë e plotë, afatgjate, funksionale;
- Të jetë produkt konsensual dhe gjithëpërfshirës;
- Të bazohet në praktikat e mira të vendeve të BE-së;
- Të niset nga nevoja për transparencë dhe llogaridhënie;
- Të pasqyrojë praktikat ligjore të dekriminalizimit;
- Të adresojë rekomandimet e OSBE-së dhe GRECO;
- Të evitojë financimet informale dhe mosdeklarimet;
- Të ketë harmonizim me legjislacionin zgjedhor.
Rekomandimet prioritare lidhur me legjislacionin mbi partitë politike:
- Të reflektojë parimet e nenit 9 të Kushtetutës;
- Të nxisë kurdoherë transparencën financiare;
- Të adresojë rastet e financimit përmes lobimit;
- Të sigurojë ndarje të qartë nga burimet shtetërore;
- Të trajtojë financimin nga jashtë/vota e diasporës;
- Të krijojë akses verifikimi për kuotat e anëtarësisë;
- Të japë info shteruese për donatorët dhe dhuratat;
- Të krijojë mekanizma parandalimi dhe kontrolli.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.



