Partitë politike janë element thelbësor për jetësimin e demokracisë përfaqësuese, proceseve zgjedhore dhe karrierës politike në Shqipëri. Legjislacioni mbi partitë, Kodi Zgjedhor dhe akte plotësuese rregullojnë raportet e partive me shtetin, burimet shtetërore dhe përgjegjësitë elektorale.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet e ndjekura nga partitë politike në procesin zgjedhor, si dhe nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së tyre.
Elemente pozitivë lidhur me partitë politike dhe roli i tyre zgjedhor:
- Partitë pranojnë nevojën e hetimeve ndaj krimeve zgjedhore;
- Partitë deklarojnë se janë modele demokratike brenda atyre;
- Partitë po tentojnë të kryejnë votime/testime të brendshme;
- Partitë kanë krijuar adresa me akses publik informimi rreth tyre;
- Partitë po hartojnë programe elektorale në prag të fushatës;
- Partitë janë nën presion për fushatë më afër qytetarëve;
- Partitë po zhvillojnë takime intensive brenda e jashtë vendi;
- Partitë po aktivizojnë rininë dhe gruan në kontestin elektoral;
- Partitë nuk përjashtojnë koalicionet/bashkëpunimin në spektër.
Elemente kritike lidhur me partitë politike dhe roli i tyre zgjedhor:
- Partitë vijojnë të kenë sisteme aktive patronazhizmi elektoral;
- Disa parti po abuzojnë me burimet shtetërore për fushatë;
- Asnjë nga partitë nuk publikon shpenzime financiare elektorale;
- Partitë kanë refuzuar aksesin monitorues të tyre të brendshëm;
- Rreth 90% e partive të regjistruara janë kryesisht parti individuale;
- Partitë nuk kanë bërë publike strukturat, degët, programet;
- Partitë nuk kanë mekanizma përfaqësimi për pakicat / fraksionet;
- Partitë po përdorin retorikë të ashpër denigruese ndaj Tjetrit;
- Partitë nuk kanë mekanizma garantues për të dhënat personale.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.