Me dekretimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri është regjistruar numri më i lartë i politikanëve me pozita drejtuese në parti të ndryshme politike të paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve të ndryshme të këtij institucioni. Disa prej tyre janë në masa sigurie ose janë dënuar me vendime gjyqësore.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet e integritetit te partitë politike, procesi zgjedhor dhe tek institucionet me natyrë politike.
Elemente pozitive lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve dhe politikanëve:
- Reforma në drejtësi po jep rezultatet e para në nivelin përfaqësues;
- SPAK vijon të jetë institucioni me besimin më të lartë publik;
- Premtimi për dhënien fund të pandëshkueshmërisë po mbahet;
- Skandale financiare, dosje/ngjarje të bujshme janë në proces hetimor;
- Politikanët dhe zyrtarët nuk refuzojnë paraqitjen për hetime në SPAK;
- Rastet me krime zgjedhore, mesazhe parandaluese për zgjedhjet 2025;
- Hetimet mbi pasurinë e zyrtarëve nxisin standardet e integritetit;
- Pritja e partive për afrimin e figurave të reja si përgjigje ndaj hetimeve;
- Ka rritje të presionit pozitiv publik për figura politike më me integritet.
Elementë sugjerues lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve dhe politikanëve:
- Hetimet për zyrtarët e lartë nuk duhet të ndikojnë në zgjedhje;
- Retorika denigruese ose keqpërdoruese ndaj SPAK duhet të ndalet;
- Politikanët dhe zyrtarët nën hetime të mbajnë përgjegjësi personale;
- Zgjedhjet në partitë politike të respektojnë standardet e integritetit;
- Listat e kandidatëve të mos përfshijnë të dënuar/në masë sigurie;
- SPAK të nxisë hetime me standard, sa më të shpejta dhe profesionale;
- Zyrtarët nën hetime në shtet të pezullojnë ushtrimin e funksionit;
- Hetimet ndaj politikanëve të përfshijnë krimet/financimet zgjedhore;
- SPAK të paraqesë planet për mbrojtje ligjore të integritetit të zgjedhjeve.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.