Legjislacioni në fuqi përcakton kategoritë e krimeve zgjedhore, institucionet dhe mekanizmat përgjegjës për denoncimin, hetimin dhe gjykimin e tyre. Në raportet periodike të monitorimit të zgjedhjeve hetimet ndaj krimeve zgjedhore janë konsideruar të pamjaftueshme dhe koncepti i pandëshkueshmërisë vijon të jetë imun sidomos tek zyrtarët abuzues të lidhura me partitë kryesore politike dhe kandidatët fitues.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet në procesin zgjedhor, përfshirë praktikat e dekriminalizimit dhe jetësimin e premtimeve për politikë/politikanë të pastër.
Elemente pozitive lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore:
- SPAK dhe Prokuroria kanë bërë publike masat ndaj krimit zgjedhor;
- SPAK ka premtuar hetim ndaj burimeve financiare kriminale;
- KQZ dhe Policia kanë shprehur angazhime të reja publike;
- Institucionet ligjzbatuese janë më nën presion për veprime;
- Ka pritshmëri të lartë publike për hetime aktive dhe shteruese;
- Rasti Himarë, Shijak, Rrogozhinë janë raste inkurajuese hetimore;
- Ka rritje të rasteve të denoncimit nga shoqëria civile dhe media;
- Shoqëria civile ka një sistem monitorimi efektiv të rasteve;
- Harta e Riskut elektoral ndihmon në sistemin parandalues.
Elemente kritike lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore:
- Premtimi për hetimin ndaj krimet zgjedhore mbetet i papërmbushur;
- Dosje flagrante të krimit zgjedhor u mbyllën pa gjykim shterues;
- Asnjë deputet i përfshirë në krime zgjedhore nuk është dënuar;
- Zyrtarët e akuzuar ose të dënuar, vijojnë të kenë poste politike;
- KQZ nuk ka database transparente mbi evidencat e krimit zgjedhor;
- Partitë nuk kanë database të individëve me rekorde kriminale;
- Partitë nuk kanë filtra parandalimi për financimet informale;
- Partitë nuk penalizojnë përfaqësuesit e tyre që abuzojnë me ligjin;
- Kemi parti që drejtohen nga individë të akuzuar për krime zgjedhore.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.