Integriteti i zgjedhjeve përcaktohet nga tregues sasiorë e cilësorë. Prej vitit 2015 ISP ndjek metodologji të njësuar lidhur me indikatorët e vlerësimit për përcaktimin e Hartës së Riskut Zgjedhor (HRZGJ). Qëllimi i Hartës; informimi publik, sensibilizimi, adresimi i monitorimit dhe medias, si dhe kontributi në parandalimin e akteve që përbëjnë cenim të standardeve zgjedhore dhe Kodit Zgjedhor.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron nivelin e integritetit të procesit zgjedhor, si dhe ka prezantuar Hartën e Riskut Zgjedhor 2025.
Elementë pozitivë të lidhur me HRZGJ dhe integritetin zgjedhjeve:
- HRZGJ shihet gjerësisht si dokument referues dhe ndihmues;
- SPAK / Prokuroria kanë strategji/plan kundër krimit zgjedhor;
- Ka numër të zonave të riskut të lartë më pak, sesa më 2021;
- Ka risk më të vogël të sigurisë fizike, sesa në zgjedhjet 2021;
- Ka nivel të lartë presioni dhe referimi në standarde;
- Ka interes të lartë të medias lidhur me risqet zgjedhore;
- Ka angazhim të shoqërisë civile në standardet zgjedhore;
- Ka denoncime nga publiku për krime apo abuzime zgjedhore;
- Ka ndërgjegjësim publik në rritje kundër krimeve zgjedhore.
Elementë kritikë lidhur me HRZGJ dhe integritetin zgjedhjeve:
- Zona të caktuara vijojnë të aplikojnë praktika informale;
- Zona të caktuara kontrollohen nga individë “të fortë”;
- Ka kandidatë që janë sponsorizuar nga krimi i organizuar;
- Ka kandidatë që aplikojnë masivisht praktika klienteliste;
- Ka parti që kanë refuzuar standardin e listave të pastra;
- Ka parti që praktikojnë/synojnë vota “me çdo kusht”;
- Ka financime të shumta informale në procesin zgjedhor;
- Ka mosbesim në denoncimet në sistem (Polici/SPAK/PP);
- Ka aspekte të shumta pamundësi monitorimi (diaspora).
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.