Baza ligjore: Organet ligjzbatuese kanë premtuar hetimin e çdo incidenti dhe akuze që mund të lidhet me format e ndryshme të krimit zgjedhor, partitë kanë premtuar distancimi nga praktikat abuzive dhe incidentet.
Problemi? Fushata ka nisur me disa incidente, denoncime dhe akuza, të cilat nuk janë ende objekt hetimi shterues dhe as nuk janë shoqëruar me distancimi politik nga subjektet politike përgjegjëse ose përfituese.
Rekomandimi: KQZ tu kërkojë kryetarëve të partive politike të mbajnë premtimet në deklaratën solemne, të denoncojnë çdo incident në organet ligjzbatuese, si dhe të kërkojë prej tyre hetime përkatëse.
Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.