Kuvendi po punon përmes komisionit të posacëm për një ligj të ri mbi financimet politike dhe paralelisht edhe për rishikimin e legjislacionit mbi partitë politike dhe Kodin Zgjedhor. Komisioni është zgjedhur me konsensus dhe afatet 9 mujore të tij mundësojnë kohë të mjaftueshme për të pasur gjithëpërfshirje, transparencë dhe produkt konkret, ndryshe nga përvojat e dy legjislaturave të fundit. Instituti i Studimeve Politike (ISP) është angazhuar në trajtimin e cështjeve që kanë të bëjnë me legjislacionin mbi partitë politike (funksionaliteti, legaliteti, organizimi, demokracia e brendshme, llogaridhënia, financimi dhe qasjet antikorrupsion) dhe legjislacionin zgjedhor (rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe rekomandime të tjera).
Emisioni Ditari i pasdites nga Pandi Gjata në TV A2CNN kishte të ftuar ekspertin e ISP-se, Altin Gjeta.
Më poshtë gjenden linqet me mendimet dhe vlerësimet kryesore gjatë debatit.
- Partitë e vjetra do të godasin partitë e reja, politologu jep skenarin e ‘peshqëve të mëdhenj’
Link: https://youtu.be/NgkKKEhNKec?si=nfpdthIS-wQONUxM
- Financimi i partive politike, përplasja PD-PS, politologu: Ligji aktual sipas orekseve,ja si duhet.
Link: https://youtu.be/__VmFjQDAJU?si=_CC1PM8kqb54lSku
Ky debat bëhet në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


