Dhjetori i vitit 2020 shënon 30 vjetorin e vendosjes së sistemit shumëpartiak në Shqipëri dhe fundin e sistemit komunist. Prej vitit 1990 Shqipëria ka kaluar në një proces të gjatë dhe kompleks transformimi dhe reformash, në përpjekje për të ndërtuar sistemin e ri të bazuar në shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut të lirë, integrimin euroatlantik dhe demokracinë funksionale.
Debati mbi të kaluarën dhe ndikimet e saj në zhvillimet e tranzicionit ka qenë e mbetet ia paplotë dhe shpesh i fokusuar vetëm tek debati midis aktorëve politikë e mediatikë. Për studiuesit shqiptarë Shqipëria e periudhës 1945-1990 është një periudhë më shumë e jetuar dhe e komentuar, sesa e studiuar në thellësinë dhe kompleksitetin e saj. Për auditorin e huaj perceptimi dhe informacioni profesional mbi sistemin një partiak në Shqipëri është gjithashtu më shumë sipërfaqësor. Në dy rastet botimet profesionale mbi periudhën komuniste janë të pakta dhe, edhe si të tillë, nuk kanë arritur ende të mbushin nevojën e madhe të brezave të rinj dhe publikut të interesuar brenda e jashtë Shqipërisë për të pasur një prezantim serioz, të plotë e profesional të të gjithë periudhës në komponentët më të rëndësishëm të saj.
Më qëllim që të kontribuojmë modestisht në këtë drejtim, Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e programit TRANSITION të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Çekisë ka planifikuar përgatitjen dhe publikimin e një botimi të dedikuar “Shqipëria 1945-1990”. Botimi fillimisht do të jetë në gjuhën shqipe për tu vijuar në vitin pasur 2021 në gjuhën angleze, si dhe do të ketë dy redaktorë përgjegjës, një ekspert shqiptar dhe një nga Çekia.
Publikimi i botimit është parashikuar të bëhet në javën e fundit të muajit tetor 2020 ose në fillim të muajit nëntor 2020.
Tematikat kryesore të botimit janë të fokusuara në analizën e bazës kushtetuese, legjitimitetit dhe sistemi politik, institucionet dhe sistemi i drejtësisë, roli dhe përbërja e PPSH, sistemi i ekonomisë së centralizuar, politika e jashtme dhe ndikimet e jashtme, Shqipëria dhe proceset/institucionet ndërkombëtare, persekutimi politik dhe të drejtat e njeriut, koncepti i luftës së klasave dhe revolucioni kulturor, jeta dhe shoqëria, tiparet e artit, letërsisë dhe kulturës, arsimi dhe sporti, etj.
Pjesëmarrja në botim nuk do të jetë e hapur për çdo aplikues, por do të synojë përzgjedhjen e 10-12 ekspertëve më përfaqësues e profesionalë në përputhje edhe me nevojën që botimi të reflektojë të gjithë problematikat tematike. Kontributi i ekspertëve të përzgjedhur do të shoqërohet me një honorar modest nga organizatorët.
Më poshtë po paraqesim të dhënat teknike paraprake vetëm për botimin:
Paraqitja e abstraktit brenda datës 20.06.2020 (400 fjalë, 3-5 fjalë kyçe, CV e shkurtër)
Përgjigjet konfirmuese mbi pjesëmarrjen në botim jepen brenda datës 30.06.2020
Punimi i plotë do të dorëzohet përpara datës 20.08.2020 (6-8 mijë fjalë, Times News Roman, germa 12, hapësirë 1.0)
Punimi i plotë mund të jetë shqip.
Në synojmë të inkurajojmë një larmi idesh dhe këndvështrimesh mbi tematikat. Në përputhje me normat dhe vlerat e debatit akademik ndërkombëtar, ne nuk do të konsiderojmë asnjë dokument që është fyes, diskriminues ose thjesht polemik, ose që kërkojnë me qëllim të avancojnë një pozicion politik kombëtar ose partiak.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në çdo kohë në një nga adresën e mëposhtme të email-it:
[email protected], [email protected], [email protected]
Thirrja e plotë: