• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Call for papers: MËSIMET NGA TRANZICIONI: 30 VJET NGA NDRYSHIMI. SHQIPËRIA 1990-2020

6 years ago

Dhjetori i vitit 2020 shënon 30 vjetorin e vendosjes së sistemit shumëpartiak në Shqipëri dhe fundin e sistemit komunist. Prej vitit 1990 Shqipëria ka kaluar në një proces të gjatë dhe kompleks transformimi dhe reformash, në përpjekje për të ndërtuar sistemin e ri të bazuar në shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut të lirë, integrimin euroatlantik dhe demokracinë funksionale.

Debati mbi tranzicionin, fundin dhe natyrën e tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me debatin mbi bilancin e tranzicionit, si dhe me debatin mbi raportet midis pritshmërive të viteve ’90, kapaciteteve e mjeteve në dispozicion si dhe rezultateve e reflektimeve në përmbyllje të tri dekadave të deritanishme. Për studiuesit shqiptarë tranzicioni është një periudhë më shumë e jetuar dhe e komentuar, sesa e studiuar në thellësinë dhe kompleksitetin e tij. Për pjesën tjetër të botës perceptimi dhe informacioni profesional mbi 30 vitet e zhvillimeve post komuniste në Shqipëri është shumë më sipërfaqësor. Në dy rastet botimet profesionale mbi tranzicionin janë të pakta dhe, edhe  si të tillë, nuk kanë arritur ende të mbushin nevojën e madhe të brezave të rinj dhe publikut të interesuar brenda e jashtë Shqipërisë për njohjen e vlerësimin mbi baza profesionale të kësaj periudhe.

Më qëllim që të kontribuojmë modestisht në këtë drejtim, Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” (KAS) kanë planifikuar përgatitjen dhe publikimin e një botimi special në 30 vjetorin e vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri, me fokus Shqipëria në 30 vjet tranzicion, bilanci dhe sfida. Botimi do të jetë në gjuhën shqip dhe anglisht, si dhe do të ketë dy redaktorë përgjegjës, një profesor ekspert të historisë së zhvillimeve politike postkomuniste në Shqipëri dhe një profesor ekspert të historisë së zhvillimeve politike postkomuniste në Gjermani.

Publikimi i botimit do të shoqërohet me një zhvillimin e një forumi të hapur/konference mbi tematikën e botimit dhe shkëmbimin e pikëpamjeve midis ekspertëve në botim dhe një rrethi më të gjerë ekspertësh dhe aktorësh të tjerë publikë, mediatikë e politikë të interesuar në çështjet e trajtuara.

Tematikat kryesore të botimit janë të fokusuara në analizën e sistemi politik, zgjedhjet dhe përfaqësimi, kultura politike, roli i elitave, trashëgimia dhe ndarje me të kaluarën, reformat ekonomike dhe bilanci i tyre, të drejtat e njeriut, politika e jashtme dhe ndikimet nga faktorë të jashtëm, sistemi i drejtësisë dhe institucionet e pavarura, ndryshimet kulturore, arsimi dhe shkenca, institucionet e sigurisë, emigrimi, roli i shoqërisë civile dhe lëvizjet sociale, etj.

Pjesëmarrja në botim nuk do të jetë e hapur për çdo aplikues, por do të synojë përzgjedhjen e 13-17 ekspertëve më përfaqësues e profesionalë në përputhje edhe me nevojën që botimi të reflektojë të gjithë problematikat tematike. Kontributi i ekspertëve të përzgjedhur do të shoqërohet me një honorar modest nga organizatorët.

Detajet e tryezës/konferencës do të bëhen publike në muajin qershor 2020. Më poshtë po paraqesim të dhënat teknike paraprake vetëm për botimin

Paraqitja e abstraktit brenda datës 30.04.2020 (400 fjalë, 3-5 fjalë kyçe, CV e shkurtër)

Përgjigjet konfirmuese mbi pjesëmarrjen në botim jepen brenda datës 15.05.2020

Punimi i plotë do të dorëzohet përpara datës 30.07.2020 (6-8 mijë fjalë, Times News Roman, germa 12, hapësirë 1.0)

Punimi i plotë mund të jetë shqip ose anglisht.

Në synojmë të inkurajojmë një larmi idesh dhe këndvështrimesh mbi tematikat. Në përputhje me normat dhe vlerat e debatit akademik ndërkombëtar, ne nuk do të konsiderojmë asnjë dokument që është fyes, diskriminues ose thjesht polemik, ose që kërkojnë me qëllim të avancojnë një pozicion politik kombëtar ose partiak.

 

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në çdo kohë në një nga adresën e mëposhtme të email-it:

ISP:                       [email protected],  / [email protected],

KAS:                      [email protected],

Koordinatori:      [email protected]

ShareTweet

Të ngjashme

30 organizata, përshirë ISP: Letër Kuvendit për cilësinë e ligjbërjes në procesin e integrimit
BASHKËPUNIME

30 organizata, përshirë ISP: Letër Kuvendit për cilësinë e ligjbërjes në procesin e integrimit

Gjashtë gjetje kritike dhe sugjerime për përmirësim në procesin e mbikëqyrjes parlamentare
AKTIVITETE

Gjashtë gjetje kritike dhe sugjerime për përmirësim në procesin e mbikëqyrjes parlamentare

ISP në seancën dëgjimore në Kuvend lidhur me ligjin e financimit të partive
ARKIVI MEDIATIK

ISP në seancën dëgjimore në Kuvend lidhur me ligjin e financimit të partive

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE