Institutin e Studimeve Politike (ISP), do të implementojë projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KSHH) organizatë lider si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ). Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.
Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuuojë në parandalimin dhe shfaqjen e ndikimeve të panevojshme përmes angazhimit, monitorimit, ngritjes së kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit, si dhe përmes informimit të një grupi të rëndësishëm të aktorëve dhe palëve të interesuara për të siguruar implementimin e drejtë dhe të lirë nga ndikimet e panevojshme në procesin zgjedhor.
Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për angazhimin e një subjekti/ eksperti/e të informatikës për mirëmbajtjen e një Web-it të dedikuar të projektit, përfshirë rindërtimin, update-in dhe mirëmbajtjen.
Per thirrjen e plotë dhe specifikimet teknike ju lutem klikoni këtu: