Baza ligjore? Legjislacioni ndalon punësimet në funksion të fushatës elektorale dhe përdorimin e buxhetit shtetëror për qëllime elektorale.
Problemi? Qeveria dhe bashkitë, entet publike ekzekutive në varësi të tyre, kanë rritur ndjeshëm punësimet e përkohshme gjatë periudhës paraelektorale, si dhe përdorimin e buxhetit shtetëror në akte me mesazh elektoral.
Rekomandimi? KQZ dhe organet ligjzbatuese do të duhet të kryenin hetime shteruese dhe të siguronin jetësimin integral të ligjit, si dhe përballjen me pasojat ligjore të individëve e zyrtarëve përgjegjës.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.