E drejta e informimit dhe bashkite:gjate vitit 2017 ISP mbeshtetur nga Leviz Albania kreu monitorimin aktiv te ligjit mbi te drejten e informimit ne 4 bashki të mëdha të vendit, Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër. Monitorimi zbuloi një nivel të ulët transparence dhe dëshire për të zbatuar ligjin e informimit publik. Studimi gjeti se administrata, duke nisur nga drejtuesit e lartë, nuk kanë njohuri për standartet e ligjit mbi të drejtën e informimit publik dhe përgjegjësitë që kanë prej tij. “Bashkitë kujdesen më shumë për imazhin, sesa për jetësimin e transparencës brenda tyre, në administratë dhe punën e përditshme. Ka tendenca kontrolli zyrtar mbi informacionin, ka fiktivitet dhe përpjekje për ikje nga transparenca, shpesh ka mungesë të vullneti politik, institucional dhe administrativ për bashki të hapur, institucione të hapura” – pohojnë autorët e studimit. Bashkia e Durrësit, për shembull, nuk publikon orarin zyrtar të pritjes së ankesave dhe kërkesave. Bashkia e Vlorës nuk publikon arsimin dhe kualifikimin e nëpunësve të saj. Bashkia e Tiranës nuk publikon strukturën organizative, pagat dhe arsimin e nëpunësve. Bashkitë e Shkodrës dhe Tiranës nuk publikojnë në internet kontratat me të tretët, palët dhe shumat e shërbimeve. Bashkia Durrës, Tiranë e Vlorë nuk publikojnë në internet vlerën e subvencioneve për ndihmën shoqërore.
Gjatë studimit u konstatua se bashkitë nuk kanë zyra të posaçme për të drejtën e informimit dhe shumë kërkesa nuk vonohen ose nuk marrin përgjigje. Instituti i Studimeve Politike bëri thirrje që bashkitë të respektojnë afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve ndaj qytetarëve për kërkesa apo informacione të tjera. Ato duhet të publikojnë online aktet ligjore, vendimet bashkiake, rregulloret e brendshme, dhe planet njëvjecare të punës. Kështu ato duhet t’u bëjnë të ditur qytetarëve përdorimin e fondeve dhe zbatimin e ligjeve. Sipas Institutit të Studimeve Politike, bashkitë duhet të hapin zyra të posaçme për të drejtën e informimit, ndërsa komisioneri për të drejtën e informimit duhet të ndëshkojë me më shumë gjoba nëpunësit që shkelin programet e transparencës. Shqipëria kishte një ligj mbi të drejtën e informimit nga viti 1999, i cili nuk ka dha fryte dhe as ndonjë kulturë të re në administratën publike. Një ligj i ri u miratua dy vjet më parë, por as ky, vërejnë studiuesit, ende nuk po zbatohet sa dhe si duhet.
Kronika e aktivitetit, “Zeri i Amerikes” gjenden ne linkun me poshte:
https://www.zeriamerikes.com/a/3554810.html