Kuvendi po diskuton miratimin e komisionit të ri mbi reformën zgjedhore: duhet ligj i ri mbi partitë politike, mbi financimin politik (elektoral dhe periodik), si dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) është angazhuar në zhvillimin e disa tryezave konsultative me partitë politike, ekspertë dhe shoqërinë civile, me fokus identifikimin dhe adresimin e çështjeve më prioritare për ndërhyrje dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete për këtë legjislacion. Nisma mbështetet financiarisht nga qeveria britanike përmes ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Tryeza e radhës u zhvillua në Durrës me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve politikë të degëve lokale, ekspertë, media dhe shoqëria civile.



