• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Reforma Zgjedhore, urgjenca për transparencë e llogaridhënie mbi financimin e partive politike

1 week ago

Shkruar nga Ilir Xhafaj

Dy partitë kryesore të skenës politike në Shqipëri, Partia Socialiste në qeveri dhe Partia Demokratike në opozitë, kanë gjetur dakordësinë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke u zotuar për përgatitjen e një drafti final brenda 9 muajve – aq sa është edhe afati i punimeve të komisionit.

Si nevojë imediate është parë hartimi i një ligji të ri për partitë politike dhe financimi i fushatës elektorale të tyre, që siç ka konstatuar dhe misioni i OSBE/ODIHR, pothuajse çdo herë në përfundim të proceseve zgjedhore, kandidatët dhe partitë përfaqësuese nuk i kanë bërë publike donacionet apo huatë që kanë marrë.

Pavarësisht zotimit ndër vite për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR dhe Venecias, në realitet është konstatuar se prej vitit 2020, në financimin e fushatës zgjedhore janë bërë vetëm ndryshime të kufizuara.

“Edhe pse e kërkuar me ligj, asnjë nga garuesit nuk publikoi një bazë të dhënash të donacioneve ose kredive, dhe mungesa e instrumenteve ligjore për të zbatuar pajtueshmërinë me dispozitën ligjore nënkuptonte se KQZ-ja nuk ishte në gjendje ta adresonte problemin”, evidentohet qartësisht në raportin final të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Shqipëri, për zgjedhjet e 11 Majit.

Por, para se të jetë një rekomandim i ndërkombëtarëve, nevoja për transparencë mbi financimin e partive politike është një parim kushtetues i cili detyron të gjitha forcat politike që të bëjnë publike burimet dhe shpenzimet gjatë fushatave.

Mangësitë në kuadrin rregullator janë të shumta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në transparencën e financimit të fushatave zgjedhore, ndaj rekomandimet e ODIHR dhe Venecias kanë qenë të përsëritura: Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet për financat e partive para dhe gjatë fushatës, shpenzimet e kandidatëve, donacionet dhe palët e treta.

Raportimi i subjekte politike mbetet sipërfaqësor dhe rishikimi i kuadrit ligjor është kërkuar publikisht dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, për ngritjen e mekanizmave monitoruese dhe kontrolluese.

“Mungesa e një rregulloreje specifike për kreditë, fushatat online dhe shpenzimet e palëve të treta, si dhe paqartësitë në lidhje me përjashtimin e shpenzimeve të kandidatëve nga kufijtë e partisë, lejon anashkalimin e rregullave. Mungesa e raportimit të ndërmjetëm dhe shqetësimet mbi efektivitetin e auditimit ulën më tej transparencën dhe llogaridhënien në financimin e fushatës”, theksoi raporti.

Aktualisht, në Shqipëri janë të regjistruara 131 parti politike dhe nga analiza e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe jetën aktive publike, më shumë se gjysma e tyre rezultojnë parti fiktive. Pra, kanë një emër por jo një adresë dhe as kanë marrë pjesë në zgjedhje, të paktën në katër proceset e fundit.

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar publikisht se nga të dhënat e institucionit që ai drejton, më shumë se 51% e partive të regjistruara në në Regjistrin e Partive, nuk kanë asnjë informacion publik, përfshirë adresë fizike për ushtrimin e aktivitetit.

Problematikat me kuadrin ligjor ne fuqi dhe fiktivitetin e këtyre partive janë aq të larta sa në katër proceset e fundit zgjedhore, nga 131 parti të regjistruara, më shumë se 80 nuk kanë konkurruar.

Një element që tregon qartësisht nevojën për një ligj të ri për financimin e partive politike dhe ngritje e mekanizmave kontrollues pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (apo edhe mekanizma të pavarur që të merren vetëm më këtë çështje) është edhe shifra totale e shpenzimeve që partitë dhe kandidatët e tyre bëjnë gjatë fushatave zgjedhore.

“Për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, KQZ-së duhet t’i jepen burime shtesë financiare dhe njerëzore, së bashku me një mandat të zgjeruar, për të mundësuar një auditim kuptimplotë të raporteve të financimit të fushatës, duke përfshirë edhe fuqinë për të hetuar burimet e donacioneve”, është një nga rekomandimet.

Shembulli sesi duhet të jetë, është shumë pranë nesh, në Kosovë dhe Shqipëria e ka të thjeshtë “të marrë leksione”.

Vendi ka krijuar krijuar Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ, e cila funksionon si e pavarur dhe mban listën e të gjitha partive politike të regjistruara dhe informatat e tyre përkatëse financiare. ZRPP-ja e Kosovës vë në dispozicion të publikut profilin e plotë dhe të saktë të subjekteve politike dhe veprimtaritë e tyre financiare, duke dëshmuar veçori të demokracive të pjekura.

Këtë mekanizëm mund ta adoptojë fare mirë edhe Shqipëria, sepse shpenzimet totale nëpër fushata zgjedhore i kalojnë 20 milionë euro, ndërkohë që shifrat që deklarohen në KQZ, janë dhjetëfish (në mos edhe më shumë) më të ulta.

Për shembull pas zgjedhjeve të vitit 2017, Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) realizoi një studim në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Sipërmarrjen, sipas të cilit kostoja e zgjedhjes së një deputeti është 166 mijë euro, por një pjesë e madhe të dhënash financiare nuk regjistrohen. Kështu, vlera totale e shpenzuar sipas studimit, rezultoi deri në 23 milionë euro.

Në zgjedhjet e 11 Majit 2025, referuar raporteve të dorëzuara nga partitë politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë raportuar se kanë shpenzuar të dyja bashkë në total rreth 3.9 milionë euro. Konkretisht, socialistët kanë harxhuar 169 milionë lekë ose rreth 1.7 milionë euro dhe mundën të sigurojnë 83 ulëse në legjislaturën e re parlamentare, kurse demokratët kanë shpenzuar rreth 220 milionë lekë apo 2.2 milionë euro, por sërish janë pakicë.

Këto shifra janë dukshëm shumë larg atyre që janë shpenzuar realisht në fushatë dhe raportet financiare janë dorëzuar në KQZ në ditën e fundit të afatit, duke mos ju dhënë mundësi as misioneve monitoruese ndërkombëtare që t’i pasqyronin në raportet e tyre.

“Tavanti aktual i shpenzimeve për një parti ose koalicion është 326,456,950 lekë (rreth 3.3 milionë euro). Ndryshimet ligjore të vitit 2025 përjashtuan shpenzimet e kandidatëve nga kufijtë e shpenzimeve të partive, pa vendosur një tavan të veçantë për kandidatët. Kjo paqartësi ligjore mund t’u lejojë partive dhe koalicioneve të anashkalojnë kufijtë e shpenzimeve, duke ndikuar në transparencë dhe llogaridhënie dhe duke lejuar një avantazh joproporcional për partitë më të mëdha”, citon raporti i ODIHR.

Një detaj interesant në zgjedhjet e fundit dhe në shpenzimet e deklaruara ishte dhe pagesa që Partia Demokratike se forca kryesore e opozitës i ka bërë strategjistit amerikan Chris La Civita, përmes kompanisë së tij “Advancing Strategies”, në vlerën e 140 milionë lekëve apo 1.4 milionë euro, plus pagesa të tjera në vlera relativisht të mëdha që janë bërë nga aleatët.

Partia Demokratike ka hezituar shpesh që të bënte publike kontratën me strategjistin amerikan, duke njoftuar se gjithçka është mbuluar nga arka e Partisë. Kuota që ajo si partia më e madhe e opozitës ka marrë nga buxheti i shtetit është dukshëm shumë e ulët, por PD deklaron të ardhura të brendshme, pra nga kontributi i anëtarësisë dhe donacionet.

Kuotat e anëtarësisë janë një tjetër element që lë shumë hapësira dhe shpesh ekspertët kanë deklaruar se duhet të ketë një auditim të regjistrave të tyre, nga institucionet përgjegjëse të cilat bëjnë regjistrimin e partive, sepse për të mbuluar financimet e errëta partitë mund t’i kamuflojnë paratë e hedhura në fushatë përmes kuotave të anëtarësisë.

Gjithashtu, në zgjedhjet e kaluara dhe ato të fundit më 11 Maj, janë konstatuar dhe çështje të tjera shqetësuese, siç është përfshirja e grupeve kriminale gjatë fushatës dhe në ditën e votimit. Edhe përse nuk mund të quhet drejtpërdrejt financim, ODIHR  ka konstatuar se personazhe të botës së krimit kanë blerë vota për kandidatë të caktuar në disa zona të vendit.

Një rast tipik dhe i dokumentuar është dhe ai i një deputeti të mazhorancës, i cili një vit më parë teksa diskutohej për datën e zgjedhjeve të 11 Majit, u arrestua nga Prokuroria e Posaçme si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, mes tyre dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Ai i siguronte një personi shumë të kërkuar nga drejtësia informacion sekret në lidhje me operacionet policore për arrestimin e tij, madje e strehonte dhe në shtëpi, kurse drejtuesi i grupit kriminal i kishte siguruar votat për ta dërguar në Parlament si deputet.

“Gjatë fushatës u vërejtën disa ankesa për blerje votash, dhe filluan hetime në 37 raste. Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet kriminale frikësonin dhe kërcënonin votuesit dhe kandidatët”, citon raporti përfundimtar i monitorimit të zgjedhjeve, nga misioni ndërkombëtar i OSBE/ODIHR.

Ndaj, Reforma Zgjedhore, më shumë se një kërkesë ekstra për Shqipërinë në procesin e integrimit – e cila dukshëm i ka shtyrë socialistët drejt një konsensusi me opozitën – është një nevojë e Shqipërisë për të ecur në shinat kushtetuese dhe në zbatim të praktikave më të mira llogaridhënëse të vendeve të Bashkimit Europian.

Ajo është traseja në të cilën shtete demokratike shtrojnë rrugën e tyre për t’i ofruar qytetarëve zgjedhje të lira e të ndershme, me në qendër vullnetin e tyre për të zgjedhur njerëzit që ata i konsiderojnë përfaqësues të kauzave të tyre në Parlament.

Ky artikull është në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.

ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit
DEKLARATA

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve
ANALIZA

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve

ISP mbi paportin e BE 2025: Gjetje, vlerësime dhe sfidat kryesore
DEKLARATA

ISP mbi paportin e BE 2025: Gjetje, vlerësime dhe sfidat kryesore

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE