• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Studim: Mbi vrasjet në kufi 1990 – konteksti politik, korniza ligjore, modele krahasuese dhe drejtësia tranzitore

2 months ago

Rasti shqiptar ofron një përvojë dhe situatë tjetër në aspektin e raportit me ligjin. Teza se gjatë sistemit komunist, zyrtarët e përfshirë, kryesisht kufitarë, ushtarakë, Sigurimi dhe policia, nuk kanë përgjegjësi ligjore, pasi kanë zbatuar kuadrin ligjor në fuqi, bie në rastin e vrasjeve në kufi pas datës 8 Maj 1990. Legjislacioni ndalonte vrasjen në kufi, vrasjen e civilëve, pushkatimin pa gjyq, varrimin pa dijeninë e familjes, si dhe keqtrajtimin publik të kufomës. Ky nuk ishte rasti i vetëm kur regjimi zbatoi urdhrat politikë në vend të praktikave të ligjeve, të cilat në thelbin e tyre ishin gjithashtu me frymë e përmbajtje legjitimuese të natyrës ideologjike dhe mekanizmin e dhunshëm shtetëror ndaj të drejtave të njeriut. Publiku i mësoi detajet vetëm pas ndryshimit të sistemit politik.

Me ligjin Nr. 7380 datë 8.5.1990, “Mbi disa ndryshime në Kodin Penal”, Kuvendi Popullor ndryshoi veprën penale të tradhtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes duke u cilësuar si kalim i paligjshëm i kufirit. Me ndryshimet e reja, kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit dënohej “me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet”. Kodi Penal shoqërohet me akte nënligjore, në rastin konkret, me ndryshimin e akteve rregullatore lidhur me regjimin e kufirit, rolin dhe përgjegjësinë e forcave të Sigurimit, të ushtrisë dhe policisë, etj. Këto të fundit nuk u ndryshuan deri në maj 1991, për pasojë, vrasjet në kufi vijuan, ndonëse Kodi Penal dhe Kushtetuta i kishte ndaluar. Udhëheqja politike e kohës, përfshirë Byroja Politike dhe Ministria e Punëve të Brendshme, jo vetëm nuk zbatuan ligjin lidhur me vrasjet në kufi, por nxitën forcimin e rregullores së vjetër, e cila lejonte vrasjet.  Të gjitha institucionet, Prokuroria, hetuesia, drejtuesit e DPB-ve, drejtuesit e Komiteteve të Partisë, drejtuesit e postave të kufirit, etj, mbrojtën variantin politik të vrasjeve, një prej tipareve të regjimeve komuniste. Kjo provohet edhe nga fakti se në asnjë prej shkresave, debateve, informacioneve dhe relacioneve nuk ka të cituar ndonjë nen ligjor apo të Rregullores, si dhe  në asnjë rast nuk citohet numri i urdhrit kundër vrasjeve apo urdhra të tjerë, të cilët përmendeshin gjatë mbledhjeve në Byronë Politike, Plenum dhe në Komitetin Qendror të PPSH.

Shqipëria vijon të ketë dobësi thelbësore në statistika, institucionet ende nuk kanë krijuar ndonjë database ose dokument referues arkivor apo publik as mbi listën e plotë të së vrarëve. Bazuar në të dhënat e siguruara nga arkivat, dëshmitë, botimet dhe burime të tjera zyrtare e informale, ISP ka publikuar listën e gjithëpranuar të qytetarëve të vrarë në kufi gjatë vitit 1990. Për rastet e tjera ka mungesë të dhënash të sakta ose interpretime të tyre, kurse për këta emra dhe raste, të dhënat janë të konfirmuara nga disa burime të kundërta, përfshirë edhe nga autoritetet zyrtare të djeshme dhe të sotme. Të dhënat e përpunuara nga ISP tregojnë se shifra më e lartë e vrasjeve ndodhi në dhjetor 1990 me 12 raste, kur vendi ndodhej në kryqëzim midis dy sistemeve politike, ndjekur nga muaji qershor 1990 me 9 raste, maj 1990 me 8 raste, gusht dhe nëntor me nga 5 raste, etj. Në janar 1990 nuk kishte raportime të dokumentuara për vrasje në kufi. Po ashtu, rekordin për vrasjet në kufi e mban zona kufitare e Shkodrës me 14 vrasje, ndjekur nga Kolonja me 13 vrasje, si dhe Saranda me 8 vrasje.

Studimi i ISP ka analizë të detajuar të bazës ligjore shqiptare, por edhe të vendeve ish- komunistë në Europën Lindore, për të kuptuar më mirë tiparet e përbashkëta dhe dallimet. Gjithashtu janë analizuar vrasjet në kufi në secilin vend, krahasuar me Shqipërinë. Nga qasja krahasimore rezulton se modeli shqiptar përbën një prej rasteve më negative, i përafërt vetëm me modelin rumun të Çausheskut. Studimi analizon gjendjen dhe problematikat brenda trupave të kufirit, rolin e ushtarakëve dhe komuniteteve lokale të angazhuar si vullnetarë civilë në kapjen e atyre që donin të arratiseshin, si dhe rolin e institucioneve lokale. Studimi analizon edhe motivet kryesore që shtynë regjimin të aplikonte vrasjet në kufi gjatë vitit 1990 për arsye se: kufiri ishte simbol i regjimit dhe pushtetit absolut të tij; të arratisurit ishin refuzues të politikës, të pakënaqur me sistemin, pra sfidues ndaj tij; arratisjet tregonin rënien e mitit se PPSH gëzonte dashurinë e popullit; ato rrëzuan edhe mitin e njeriut të ri, besnik dhe ushtar ndaj PPSH; se të ikurit mund të bëheshin ushqim për mediat perëndimore për denoncimin e krimeve të sistemit komunist në Shqipëri dhe së fundi, sepse lejimi mund të krijonte efekt domino në shoqëri.

Në mënyrë përmbledhëse një tipar tjetër dallues i rastit shqiptar me shumicën e vendeve të ish-Bllokut Lindor është edhe mungesa e jetësimit të drejtësisë tranzicionale lidhur me vrasjet në kufi. Referuar pesë kritereve të drejtësisë tranzicionale (njohje zyrtare si viktima të shtetit totalitar, deklarimi i pafajësisë nga gjykatat, kthim i nderit dhe statusit moral, dëmshpërblim financiar për familjet, vendosje përmendore, emra rrugësh, muze etj), në rastin e vrasjeve në kufi në Shqipëri, asnjë nuk është përmbushur plotësisht. Tri janë përmbushur vetëm pjesërisht (pafajësia, nderimi moral dhe përfshirja muzeale), si dhe dy nuk janë konsideruar ende (njohje zyrtare si viktima të shtetit totalitar dhe dëmshpërblim financiar për familjet).

Teza e nevojës jetike për përballje me të kaluarën si një përpjekje, jo vetëm për të balancuar nevojën për drejtësi me nevojën për pajtim, por edhe si një proces mbështetës për shoqërinë për të kaluar nga një periudhë e dhunshme në një rend të ri demokratik, mbetet e vlefshme. Pas 35 vitesh Shqipëria është në fazën fundore të përshtatjes me standardet evropiane dhe projektin e integrimit, ku drejtësia tranzitore mbetet sfidë dhe element vlerësimi në procesin e reformave, sundimit të ligjit dhe besimin publik.

Ky botim është realizuar në kuadër të projektit “Mbi viktimat e kufirit: Informim e sensibilizim për viktimat e vrasjeve dhe zhdukjeve gjatë arratisjeve në kufij gjatë viteve 1988-1991”, i cili po mundësohet nga International Commission on Missing Persons, ICMP përmes grantit të financiar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e ISP-së.

 

Një përmbledhje në shqip e studimit mund të lexohet këtu:

ISP – Studimi mbi vrasjet ne kufi 1988-1990 (permbledhje shqip)

Një përmbledhje në anglisht e studimit mund të lexohet këtu:

ISP study – Border killings in Albania (1988–1990) (english summary)

 

 

 

 

 

 

 

ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit
DEKLARATA

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve
ANALIZA

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve

ISP mbi paportin e BE 2025: Gjetje, vlerësime dhe sfidat kryesore
DEKLARATA

ISP mbi paportin e BE 2025: Gjetje, vlerësime dhe sfidat kryesore

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE