
Nevojë jetike për legjislacion të ri mbi partitë politike, financimin dhe zgjedhjet

Transparenca financiare detyrim kushtetues dhe parakusht për politikë me integritet

Financimi elektoral e politik “gropa e zezë“ dhe burimi kryesor i informalitetit

Dakordësi me BE/OSBE: reforma duhet konsensuale, e plotë, gjithëpërfshirëse

Tryeza e ISP (23/6) me partitë konfirmoi vullnetin politik për reformë zgjedhore

Burimet informale të financimit, lobimi dhe oligarkia, – duhet trajtim ligjor

Modele referuese: vende me praktika pozitive (Italia e Kosova), jo Serbia

Kuvendi të zbatojë detyrimet nga Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike

Nismat e njëanshme nuk sjellin reformë, janë në kundërshtim me rezolutën e PE

Komisioni i Posaçëm (KPP) nuk ka mandat, besueshmëri dhe konsensus për reformë zgjedhore

Më 30 korrik mbaron mandati i Komisionit, çdo akt vijues nuk ka mbështetje ligjore

Procesi konsultues duhet të respektojë kërkesat/standardet e konsultimit publik

ISP: vullnet dhe gatishmëri për pjesëmarrje e adresim të opinioneve/rekomandimeve
Këto ishin disa nga qëndrimet e Institutit të Studimeve Politike (ISP) në tryezën e organizuar nga Kuvendi i RSH, përmes Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, lidhur me konsultimin paraprak të problematikave në kuadrin ligjor “Për financimin e partive politike”.
ISP do të jetë i angazhuar gjatë legjislaturës së re parlamentare në nxitjen e reformës mbi legjislacionin e partive politike dhe atë zgjedhor, duke monitoruar procesin, hartuar e prezantuar raporte publike dhe duke ofruar rekomandime e ndarë ato me strukturat përgjegjëse institucionale që do ta trajtojnë këtë problematikë.
Thelbësore: Kuvendi ka detyrim ligjor për një reformë të plotë, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse, ISP shpreson se Kuvendi do ta respektojë këtë detyrim me të njëjtat standarde që duhet të ketë një vend që synon anëtarësimin në BE.
P.S. Njoftimi i Kuvendit https://www.parlament.al/lajme/6bd2aa69-45ca-458d-80b2-0ae8ccbd9aec