Ky raport paraqet rezultatet e ciklit të dytë të monitorimit të praktikave institucionale që lidhen me integritetin, llogaridhënien dhe ushtrimin e funksionit publik. Monitorimi mbulon kryesisht periudhën prill–korrik 2026, me të dhëna plotësuese deri më 19 gusht 2026, dhe fokusohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kuvendi i Shqipërisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Të dhënat tregojnë se tre institucionet kanë pasur dinamika të ndryshme dhe se ndryshimi në numrin e akteve nuk mund të interpretohet në mënyrë të njëtrajtshme si forcim apo dobësim i kontrollit institucional. Në rastin e KQZ-së, gjatë periudhës prill–korrik janë verifikuar 13 vendime, ku pjesa më e madhe lidhet me plotësimin e vakancave në këshillat bashkiakë. Megjithëse vendimmarrja ruan përgjithësisht të njëjtën strukturë me periudhën paraardhëse, monitorimi evidenton dy çështje me rëndësi më të gjerë. Së pari, procedurat e verifikimit sipas ligjit nr. 138/2015 mund të mbyllen pa një konstatim përfundimtar kur kandidati nuk fiton mandat, edhe kur verifikimi ka evidentuar rrethana relevante për integritetin. Së dyti, çështja e Bashkisë Kuçovë evidenton një paqartësi normative në raportin ndërmjet ligjit të dekriminalizimit dhe efekteve juridike të dënimeve alternative. Në të dyja rastet, problematika lidhet më shumë me kufijtë e kuadrit ligjor sesa me zbatimin individual nga KQZ.
Kuvendi i Shqipërisë paraqet dinamikën e kundërt. Gjatë periudhës janë votuar 32 kandidatura për funksione publike, nga të cilat 12 janë zgjedhur, ndërsa intensiteti mesatar mujor i vendimmarrjes është rritur me 59,1% krahasuar me ciklin e mëparshëm. Procedurat kanë qenë gjithashtu më konkurruese, me një numër më të lartë kandidatësh për pozicion, veçanërisht në procesin e plotësimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Kjo rritje e konkurrencës e bën edhe më të rëndësishme transparencën e kritereve, dokumentimin e procesit dhe arsyetimin publik të përzgjedhjes. Paralelisht, Kuvendi ka ushtruar funksionin e tij mbikëqyrës përmes rezolutave për institucionet e pavarura, duke krijuar mundësi që në ciklet pasuese të monitorohet jo vetëm miratimi i rekomandimeve, por edhe niveli i zbatimit të tyre.
Ndryshimi më i dallueshëm gjatë kësaj periudhe shfaqet në veprimtarinë e AMP-së. Megjithëse numri i rasteve është më i ulët se në periudhën paraardhëse, profili i tyre është zhvendosur drejt çështjeve që lidhen me shpërdorimin e detyrës, mosveprimin dhe përgjegjësinë përgjatë zinxhirit institucional. Nga 27 raste të evidentuara deri më 19 gusht, 24 lidhen me shpërdorimin e detyrës. Përqendrimi gjeografik është gjithashtu i fortë: 44,4% e rasteve ndodhen në qarkun e Vlorës, kryesisht në Sarandë dhe Himarë, ku hetimet lidhen me mosndërhyrjen e strukturave policore ndaj ndërtimeve pa leje. Këto raste tregojnë se përgjegjësia e monitoruar nuk kufizohet te sjellja e një individi, por mund të përfshijë disa nivele funksionale dhe drejtuese brenda së njëjtës strukturë.
Në të njëjtën kohë, rastet e AMP-së evidentojnë rëndësinë e dimensionit parandalues të kontrollit. Kur problematikat konstatohen vetëm pasi gjendja e paligjshme është konsoliduar ose pas ndërhyrjes së strukturave të tjera, mekanizmi i mbikëqyrjes funksionon kryesisht në mënyrë reaktive. Monitorimi evidenton gjithashtu nevojën për një praktikë më të qëndrueshme të komunikimit publik nga AMP, veçanërisht në lidhje me kriteret e përdorura për identifikimin ose anonimizimin e personave të përfshirë në procedime.
I. REKOMANDIME
Rekomandimet janë ndarë në tre grupe sipas institucioneve të monitoruara.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
- Të ruhet dhe të bëhet lehtësisht e gjurmueshme historia e procedurave të verifikimit, në mënyrë që informacioni i administruar për një kandidat të mund të identifikohet edhe në rast të rikandidimit të tij.
- Të vlerësohet në nivel legjislativ mundësia për të qartësuar efektin e verifikimeve të përfunduara pasi kandidati nuk ka fituar mandat, në mënyrë që procesi i kryer të mos mbetet pa asnjë vlerë për ciklet e ardhshme.
- Të qartësohet në kuadrin ligjor raporti ndërmjet ligjit nr. 138/2015 dhe rasteve kur një dënim konsiderohet i paqenë ose nuk prodhon më pasoja sipas legjislacionit penal, për të shmangur paqartësi të përsëritura në zbatimin e filtrit të integritetit.
- Të sigurohet, për aq sa është e mundur brenda afateve ligjore, plotësia e verifikimit institucional përpara vendimmarrjes dhe, kur procedura vijon pa një përgjigje të kërkuar nga një institucion tjetër, kjo të arsyetohet shprehimisht në akt.
Për Kuvendin e Shqipërisë
- Të rritet transparenca mbi kriteret dhe arsyetimin e përzgjedhjes së kandidatëve për organet dhe institucionet e pavarura, veçanërisht në procedurat me numër të lartë kandidaturash.
- Të publikohen në mënyrë sa më të strukturuar informacionet mbi kandidatët, procedurën e vlerësimit dhe rezultatet e votimit, duke mundësuar gjurmimin e plotë të procesit.
- Të zhvillohet një mekanizëm sistematik për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të rezolutave parlamentare ndaj institucioneve të pavarura, duke krahasuar rekomandimet e një viti me raportimin mbi zbatimin e tyre në ciklin pasues.
- Në ushtrimin paralel të funksioneve të emërimit dhe kontrollit parlamentar, të ruhet një ndarje e qartë ndërmjet vlerësimit të performancës institucionale dhe pavarësisë funksionale të organeve të monitoruara.
Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore
- Të forcohen mekanizmat e identifikimit të hershëm të mosveprimit dhe të përgjegjësisë përgjatë zinxhirit komandues, veçanërisht në fushat ku rastet tregojnë rrezik të përsëritur.
- Të përdoren gjetjet nga rastet e Sarandës dhe Himarës për të vlerësuar nëse problematikat e evidentuara janë të izoluara apo kërkojnë masa më të gjera parandaluese dhe mbikëqyrëse.
- Të forcohet koordinimi dhe shkëmbimi i informacionit që mundëson ndërhyrjen e AMP-së përpara konsolidimit të një gjendjeje të paligjshme, dhe jo vetëm pas evidentimit të pasojave të saj.
- Të miratohet dhe publikohet një standard i unifikuar komunikimi për identifikimin ose anonimizimin e personave të përfshirë në procedime, i zbatueshëm në mënyrë të njëjtë për raste të krahasueshme.
- Në rastet që përfshijnë punonjës ose ish-punonjës të vetë AMP-së, të garantohen dhe bëhen të qarta mekanizmat e shmangies së konfliktit të interesit dhe ndarjes funksionale të përgjegjësive hetimore.
Executive Summary
This report presents the findings of the second monitoring cycle of institutional practices related to integrity, accountability, and the exercise of public office. The monitoring primarily covers the period April–July 2026, with supplementary data included up to 19 August 2026, and focuses on the Central Election Commission (KQZ), the Parliament of Albania, and the Police Oversight Agency (AMP). By maintaining the same core indicators and institutional sources used in the previous monitoring cycle, the report allows not only for the identification of developments within the current period, but also for comparison of trends and the tracking of cases over time.
The data show that the three institutions followed different trajectories and that changes in the number of acts or cases cannot be interpreted uniformly as either a strengthening or weakening of institutional control. In the case of the CEC, thirteen decisions were verified during April–July 2026, most of them concerning the filling of vacancies in municipal councils. While the overall structure of decision-making remains broadly similar to that observed in the previous period, the monitoring identifies two issues of wider relevance. First, verification procedures under Law No. 138/2015 may be closed without a final substantive determination when a candidate does not obtain a mandate, even where the verification process has identified relevant integrity-related findings. Second, the Kuçovë Municipality case highlights a normative gap concerning the relationship between the decriminalisation law and the legal effects of alternative sentences. In both instances, the issue lies primarily in the limitations of the existing legal framework rather than in individual implementation by the CEC.
The Parliament of Albania shows a different dynamic. During the reporting period, 32 candidates for public office were voted on, of whom 12 were elected, while the average monthly intensity of decision-making increased by 59.1% compared with the previous monitoring cycle. Procedures also became more competitive, with a higher number of candidates per position, particularly in the process for filling positions in the Public Procurement Commission. Greater competition can contribute to a more open selection process, but it also increases the importance of transparent criteria, proper documentation of the procedure, and clear public reasoning for the choices made. At the same time, Parliament exercised its oversight role through resolutions concerning independent institutions, creating an opportunity for future monitoring to assess not only the adoption of recommendations but also the extent to which they are implemented in subsequent reporting cycles.
The most notable change during the period is observed in the activity of the Police Oversight Agency (AMP). Although the overall number of cases was lower than in the previous monitoring period, their profile shifted towards abuse of office, failures to act, and responsibility across institutional and command structures. Of the 27 cases identified up to 19 August, 24 involved abuse of office. The geographical concentration is also significant: 44.4% of cases were recorded in Vlora County, mainly in Saranda and Himara, where investigations concerned failures by police structures to intervene in cases of illegal construction. These cases indicate that accountability does not concern only the conduct of individual officers but may extend across several functional and managerial levels within the same institutional structure. At the same time, the AMP cases underline the importance of the preventive dimension of oversight. Where problems are identified only after an unlawful situation has become established, or following intervention by other structures, oversight operates primarily in a reactive rather than preventive manner. The monitoring also identifies the need for a more consistent public communication practice by the POA, particularly regarding the criteria used to identify or anonymise individuals involved in proceedings.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke realizuar projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë përgjegjësi e ISP-së.
Raporti mund të lexohet këtu:


