• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Ambasadorët amerikane nga 1991: Tiparet, bilanci dhe pritshmëritë

9 hours ago

Gjenerali veteran Eric Wendt është emëruar si ambasador i ri amerikan në Shqipëri. Prej vitit 2023 SHBA nuk kanë ambasador funksional në Tiranë, dy të ngarkuar me punë kanë ushtruar funksionet përfaqësuese. Emërimi i ambasadorit të ri është lajm i mirë për Shqipërinë në kushtet kur SHBA mbetet vendi kryesor në qasjen e aleancës strategjike dhe kur Shqipëria është një prej dy vendeve më pro amerikane në Europë.

Tabela e hartuar nga ekspertët e ISP ofron të dhëna për ambasadorët e emëruar, dorëhequr apo të deleguar në Shqipëri nga marsi i vitit 1991 kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Vendosja e ambasadës amerikane më 1991 mbetet një ngjarje historike për Shqipërinë. Prezenca aktive amerikane ka qenë e mbetet një garanci për stabilitetin e brendshëm dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë. Në tërësi ambasadorët amerikanë kanë qenë figura me rol thelbësor e ndikim të madh në jetën politike në Shqipëri. Ata kanë qenë e mbeten figurat më të referuara nga media, nga partitë politike dhe nga grupet kritike qytetare, si dhe njerëz me ndikim të madh në ngjarjet më të rëndësishme politike post 1991. Mbështetja ose kritika amerikane ka qenë përcaktuese për suksesin ose dështimin e qeverive shqiptare, karrierës së liderëve më të rëndësishëm politikë dhe rotacionet politike në Shqipëri, edhe pse zyrtarisht pala amerikane, përfshirë ambasadorët, nuk janë votues dhe nuk pranojnë ndikim direkt në zgjedhje ose karrierën politike. Zyrtarisht ndikimi i tyre është shprehur përmes deklaratave publike, raporteve zyrtare, vizitave të zyrtarëve të lartë amerikanë, lobimit pro ose kritik me qeveri e liderë politikë të caktuar, etj. Nëse do të bënin një ndarje midis preferencave politike shumica e ambasadorëve kanë pasur e kanë mbështetje e simpati nga njëra palë politike (e majtë), pjesa tjetër nga pala rivale politike (e djathtë) dhe vetëm emra të veçantë kanë pasur e kanë mbështetje e simpati nga dy palët politike. Sipas traditës tonë politike simpatia nuk barazohet me meritat, por me përputhjen e qëndrimeve ndaj interesave të mazhorancave apo opozitave të caktuara politike gjatë mandatit të tij. Ndaj edhe ky vlerësim është subjektiv dhe rrallë ndodh të ketë përputhje me vlerësimin e memories kolektive qytetare e shtetërore.

Tabela ilustrative e hartuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) mbi mandatet diplomatike të ambasadorëve amerikanë, afati kohor, karriera, ecuria më pas e saj, është shoqëruar për herë të parë edhe me tre elementë të tjerë: arritja më e madhe e Shqipërisë gjatë mandatit të tyre, problematika/kritika kryesore gjatë mandatit, karriera para dhe pas funksionit në Shqipëri. Të dhënat janë të larmishme dhe treguese se shteti ynë ka shfaqur raporte preferenciale në varësi nga raportet midis Presidentit apo mazhorancave qeverisëse ndaj ambasadorit në detyrë, siç edhe një pjesë e atyre që konsiderohen kritika nuk duhen lexuar si përgjegjësi e palës amerikane, por kryesisht janë përgjegjësi e faturë e palës shqiptare gjatë fazës përkatëse të mandatit amerikan.

Ka një tezë politike për vendet e vogla në tranzicion: sa më të fortë e ndikues të jenë ambasadorët në një vend sovran, aq më të dobëta mbeten institucionet vendore dhe aftësia e vendit për të krijuar sistem funksional qeverisëse në plan afatshkurtër. Roli i ndërkombëtarëve në vende të vogla është sa pozitiv aq edhe i kalkuluar me interesat e vetë aktorëve ndërkombëtarë, interesi që shpeshherë në vend të modelit demokratik si burim stabiliteti afatgjatë preferojnë edhe modelin e stabilitetit afatshkurtër në kurriz të demokracisë.

Ndryshe nga tradita, në Shqipëri gjithashtu gjerësisht me të drejtë besohet se roli i ndërkombëtarëve, sidomos i SHBA e BE mbetet unik, jetik dhe përcaktues për progresin shtetëror dhe integrues. Kjo edhe për shkak të teorisë së kompensimit, – kur një vend ka ambasadorë të huaj të fortë dhe ndikues kjo do të thotë se elitat e tij politike janë të dobëta, të korruptuara dhe të paqëndrueshme, – një tezë që besohet nga shumica qytetare edhe këtu, në vendin zyrtarisht më anti-amerikan gjatë 1948-1990 dhe më pro amerikan pas 1991 e në vijim. SHBA pati rol përcaktues në njohjen shqiptare 1920, në fitoren e Luftës së II Botërore, në rënien e sistemit komunist (1989-1990), në çlirimin e Kosovës 1999 dhe në futjen e Shqipërisë në NATO 2008. Ndaj çdo ambasador e diplomat amerikan që vjen në Shqipëri, gjen mikpritje të madhe, por ka edhe pritshmëri të mëdha, shpeshherë më të mëdha sesa mundësitë, kapacitetet dhe mandati i tij/saj. Për më tepër në kohën kur jetojmë, një ndryshim thelbësor i raporteve dhe elementëve të sigurisë, partneritetit dhe raporteve ndërshtetërore, forcimi i prezencës amerikane dhe raporteve me SHBA, mbetet nevojë jetike, prioritet dhe pritshmëri për Shqipërinë dhe Kosovën.

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Mbi shpalljen në papajtueshmëri me Kushtetutën të vendimit të 78/2025 të Kuvendit
ANALIZA

Mbi shpalljen në papajtueshmëri me Kushtetutën të vendimit të 78/2025 të Kuvendit

Gjashtë gjetje kritike dhe sugjerime për përmirësim në procesin e mbikëqyrjes parlamentare
AKTIVITETE

Gjashtë gjetje kritike dhe sugjerime për përmirësim në procesin e mbikëqyrjes parlamentare

ISP: Nderimi zyrtar i ish-deputetit të dënuar nga GJKKO, mesazh kundër integritetit dhe dekriminalizimit
DEKLARATA

ISP: Nderimi zyrtar i ish-deputetit të dënuar nga GJKKO, mesazh kundër integritetit dhe dekriminalizimit

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE