• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Gjashtë gjetje kritike dhe sugjerime për përmirësim në procesin e mbikëqyrjes parlamentare

8 hours ago

Me cilësinë e ekspertizës monitoruese Instituti i Studimeve Politike (ISP), përmes drejtorit ekzekutiv Afrim Krasniqi, iu bashkua tryezës së Kuvendit / Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale i drejtuar nga deputetët Fatmir Xhafa (PS) dhe Ivi Kaso (PD) për të diskutuar mbi problematikat dhe rekomandimet në mbikëqyrjen parlamentare si instrument i qeverisjes së mirë drejt integrimit në BE. Në ndërhyrjen e shkurtër të ISP u theksuan disa pika dhe rekomandime, midis të cilave edhe këto:

🆗 Funksioni thelbësor i Kuvendit, mbikëqyrja parlamentare, ka krijuar një paradoks: institucionet raportojnë në Kuvend gjatë vitit, dhe siç ndodhi edhe më 2025 dhe po vijon tani, rezolutat me rekomandime se çfarë duhet të bëj institucioni gjatë vitit miratohen në mes ose në fund të vitit, duke e kthyer procesin në akt procedural formal me efekt minimal për institucionet dhe të pakuptueshëm për qytetarët. Sugjerimi, – raportimi dhe rezolutat të miratohen në fillim të vitit.

🆗 Gjatë legjislaturës së fundit asnjë deputet nuk u deklarua sipas Kodit të Sjelljes, në konflikt interesi. Në fakt, ka pasur raste absurde, kur p.sh., deputetë nën hetime nga SPAK kanë qenë relatorë për vlerësimin e SPAK apo e njëjta situatë konflikti interesi edhe në fushën ekonomike, shëndetësi, etj. Sugjerimi, – Kuvendi të monitorojë, parandalojë dhe deklarojë çdo rast të konfliktit të interesit.

🆗 Rregullorja e Kuvendit detyron komisionet të prezantojnë raport vjetor për aktivitetin e tyre, sidomos mbi gjetjet dhe rekomandimet përmirësuese vjetore. Nuk ka ndodhur asnjëherë. Sugjerimi, – komisionet të respektojë rregulloren dhe të hartojnë/prezantojnë raporte vjetore.

🆗 Institucionet e pavarura raportojnë në Kuvend, por ekziston shqetësimi se procesi raportues, duke ftuar në auditor grupe të përzgjedhura interesi dhe grupe rivale institucionale, krijon një klimë presioni dhe cenon integritetin e institucionit raportues. Sugjerimi, – procesi të reflektojë frymën kushtetuese / ligjore dhe të evitojë çdo element të mundshëm të presionit direkt/indirekt ndaj institucioneve të pavarura, sidomos atyre të drejtësisë.

🆗 Me ndryshimet e reja në Rregullore Kuvendi ka nevojë për të përcaktuar qartësisht kompetencat dhe harmonizuar fushën e përgjegjësisë së komisioneve, duke evituar mbivendosjen dhe duke njësuar rritur profilizimin e deputetëve në komisionet përkatëse, për më tepër kur një pjesë e madhe e tyre janë deputetë pa përvojë parlamentare dhe as politike. Sugjerimi, – Byroja dhe Konferenca e kryetarëve duhet të rakordojë harmonizimin dhe deputetët kanë nevojë për trajnim cilësor.

🆗 Shoqëria civile, përfshirë ISP, dërgon vazhdimisht rekomandime dhe kërkesa në Kuvend, sidomos gjatë procesit të konsultimit publik të raporteve vjetore ose ligjeve, por Kuvendi nuk i përfshin në debat, nuk i deklaron si kontribute dhe nuk krijon një mekanizëm ndërveprimi që është kriter për një parlament transparent dhe të hapur. Sugjerimi, – Kuvendi të aplikojë detyrimet në parimet e transparencës dhe konsultimit publik, sipas ligjit, Rregullores dhe Udhëzuesit për funksionimin e institucioneve demokratike.

ISP është angazhuar me NED në monitorimin e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies, në integritetin e zgjedhjes/emërimit të zyrtarëve të lartë, si dhe me Cluster One, në rolin e parlamentit në procesin integrues.

Shënim: Reagimi nga drejtuesi i Komisionit ndaj këtyre konstatimeve/sugjerimeve ishte pozitiv, konstruktiv dhe angazhues. Ky është një komision i ri, ka konsensus politik mbështetës dhe siç ISP theksoi edhe në fjalën aty, ka mundësinë të krijojë praktika të reja pozitive të njëjta me parlamentet e vendeve të reja në BE. Le të shpresojmë, por natyrisht ISP do të vijojë monitorimin cilësor. 

ShareTweet

Të ngjashme

ISP: Nderimi zyrtar i ish-deputetit të dënuar nga GJKKO, mesazh kundër integritetit dhe dekriminalizimit
DEKLARATA

ISP: Nderimi zyrtar i ish-deputetit të dënuar nga GJKKO, mesazh kundër integritetit dhe dekriminalizimit

Zgjedhjet në PD 1991-2026: Një histori votimesh/zgjedhjesh dhe sfida reale e partive
ANALIZA

Zgjedhjet në PD 1991-2026: Një histori votimesh/zgjedhjesh dhe sfida reale e partive

Forum: Me të rinjtë në Peshkopi mbi standardet e integritetit për zyrtarët e lartë
AKTIVITETE

Forum: Me të rinjtë në Peshkopi mbi standardet e integritetit për zyrtarët e lartë

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE