Kuvendi i RSH bëri ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Vendimi, ndonëse i vonuar, përbën një zhvillim pozitiv dhe zgjeron mekanizmin e përfaqësimit politik.
Elemente pozitive lidhur me votën e diasporës 2025
- Gjykata Kushtetuese konfirmoi të drejtën e votës për diasporën;
- Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore përmes konsensusit politik;
- KQZ konfirmoi gatishmërinë për marrjen e masave administrative;
- Partitë politike krijuan struktura përgjegjëse për diasporën;
- Grupet e shoqërisë civile zhvilluan fushatë të suksesshme sensibilizimi;
- Në jetën politike ka prurje të reja nga komuniteti në diasporë;
- Media / publiku trajton raste individuale të diasporës si modele suksesi;
- Ka pritshmëri të mëdha se vota e diasporës sjell «ndryshim».
Elemente shqetësuese lidhur me votën e diasporës 2025
- Vota e diasporës shihet si instrument abuzimi nga partitë aktuale;
- Partitë nuk kanë ende përfaqësim real të diasporës në struktura;
- Diaspora nuk është ende e organizuar / përfaqësuar politikisht;
- Mitingjet në Greqi/Itali, si keqpërdorim i burimeve shtetërore;
- Censusi 2023 nuk është shoqëruar ende me Regjistrin e diasporës;
- Rreth 9 muaj para zgjedhjeve nuk janë miratuar të gjitha aktet nënligjore;
- KQZ nuk ka akte rregullatore për monitorimin e fushatës / financimit;
- Nuk ka ende strategji informimi për diasporën lidhur me votimin.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.