Termat e referencës për ekspert për përpilimin e raporteve periodike
Projekti: “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”
Periudha: 01/04/2019-30/04/2019
Instituti i Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për hartimin dhe përpilimin e raporteve periodikë, që do të kryhen në kuadrin e projektit: “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”, i cili mundësohet nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Përshkrimi i projektit. ISP synon të bëjë monitorimin e gjithanshëm të detyrimeve që burojnë nga Kodi i Sjelljes lidhur me konfliktin e interesit në aktivitetin parlamentar, – monitorimin për secilin deputet, për secilin grup parlamentar, për përgjegjësitë e Kuvendit, për rolin dhe përgjegjësitë e ILDKP dhe institucioneve të tjera të përfshira direkt ose indirekt; ndjekjen e problematikave dhe raportimeve mediatike mbi këtë problematikë, si dhe sensibilizimin e Kuvendit dhe të partive politike mbi standardet e aplikimit të parandalimit të konfliktit të interesit në vendimmarrjen parlamentare.
Objektivat kryesore të projektit:
- Krijimi i një sistemi efektiv monitorimi për të gjitha rastet e vendimmarrjes së deputetëve dhe matjes së vendimmarrjes me praktikat e konfliktit të interesit
- Monitorimi i të gjitha praktikave dhe institucioneve të përfshira në ybatzimin e Kodit të Sjelljes dhe të parandalimit të konfliktit të interesit në vendimmarrjen parlamentare
- Krijimin e një sistemi reagimi public dhe institicional ndaj rasteve të shkeljes së ligjit dhe standardeve të parandalimit të konfliktit të interesit nga deputetët dhe parlamenti
- Sensibilizimi i deputetëve, Kuvendit dhe aktorëve politikë e institicionalë mbi rëndësinë e zbatimit efektiv dhe professional të praktikave të mira për parandalimin e konfliktit të interesit dhe rritjes së transparencës publike, si masa me rëndësi në standardet kundër korrupsionit
- Përfshirje e zërave publikë (media dhe OJF) në problematikat antikorrupsion që lidhen me konfliktin e interesit në vendimmarrjet dhe aktivitetin parlamentar
Metodologjia:
Aktiviteti i ISP do të bazohet në tre elementë: matje sasiore, matje cilësore dhe vlerësim profesional e institucional të problematikës. Konkretisht,
- Në matjet sasiore: ISP do të bëjë monitorimin e vazhdueshëm të aktivitetit dhe të vendimmarrjes së parlamentit lidhur me komponentët e konfliktit të interesit dhe parandalimin e tij; ISP do të bëjë monitorimin e Kuvendit, organeve dhe institucioneve të lidhura me të, të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe ligjin organik të ILDKP lidhur me konfliktin e interesit; ISP do të bëjë matjen e ligjërimit politik dhe institucional të deputetëve dhe të aktorëve politikë lidhur me vendimmarrjet në lidhje me konfliktin e interesit dhe rastet korruptive; ISP do të monitorojë medien kryesore në vend, lidhur me raportimet që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit, përfshirjen e deputetëve dhe rastet e korrupsionit në parlament.
- Në matjet cilësore: monitorim përmbajtjesor të debateve parlamentare që lidhen me raportet e deputetëve me rastet e mundshme të konfliktit të interesit; monitorim përmbajtjesor të nismave parlamentare, të votimeve parlamentare dhe të deklarimeve parlamentare që mund të përbëjnë raste të konfliktit të interesit; matjen e perceptimit publik me fokus medien dhe OJF mbi konfliktin e interesit në aktivitetin parlamentar; monitorim të akteve dhe të vendimeve të Kuvendit dhe të ILDKP lidhur me rastet e konfliktit të interesit; monitorim të Regjistrit të deklarimeve mbi Konfliktin e Interesit në parlament dhe të Kodeve të Sjelljes në parlament e në partitë politike parlamentare mbi konfliktin e interesit.
- Vlerësim profesional e institucional: evidentimin e rasteve të konfliktit të interesit, angazhimin për krijimin e normave të pranuara/standardeve publike në interpretimin nga institucionet përgjegjëse të rasteve të konfliktit të interesit në vendimmarrje; ndjekjes së rasteve konkrete të evidentuara në institucionet përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit mbi konfliktin e interesit.
Përshkrimi i punës:
Eksperti do të rishikojë dokumentacionin e projektit (kontratën, raportet e ndërmjetme të eksperteve ligjorë dhe monitoruesve, të dhënat statistikore të mbledhura, shqyrtimin të gjitha aktivitetet e realizuara, botimet dhe videot e prodhuara etj). Bazuar në analizën e dokumentacionit të sipërpërmendur dhe në bashkëpunim me drejtuesin e projektit, eksperti do të bëjë përpilimin e draftit të raporteve periodikë dhe pas miratimit te drejtuesit të projektit dhe donatorëve, do të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen e publikimeve.
Raportet do të jenë katër gjatë periudhës prill 2019-prill2 020, duke mbuluar secili një periudhë tremujore.
Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:
– Eksperti duhet të ketë njohuri dhe përvojë të dëshmuar rreth të aktivitetit dhe të vendimmarrjes së parlamentit lidhur me komponentët e konfliktit të interesit dhe parandalimin e tij dhe rreth legjislacionit shqiptar.
– Eksperti duhet të ketë përvojë në monitorim dhe/ose hartime raportesh.
-Njohuri të mira të gjuhës angleze
-Njohuritë bazë kompjuterike
Detyrimet dhe përgjegjësitë
- Do të analizojë te gjitha materialet e mbledhura, raportet përkatëse të eksperteve ligjorë dhe monitoruesve,
- Do të hartojë draftet e raportit çdo tre muaj dhe do të kërkojnë sugjerimet dhe mendimin e Institutit të Studimeve Politike;
- Do të reflektojë sugjerimet dhe kërkesat e Institutit të Studimeve Politike për variantin përfundimtar të raportit;
- Do të bashkëpunojë në procesin e redaktimit të raporteve nëse do të jetë e nevojshme;
- Do të jetë përgjegjes për botimin e raportit në bashkëpunim me firmën prodhuese.
Kohëzgjatja e parashikuar | Aktivitetet |
tetor-dhjetor 2019 | Draftimi dhe përpilimi i Raportit 3. |
Janar-prill 2020 | Draftimi dhe përpilimi i Raportit 4. |
Afati: Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një ofertë dhe CV jo më vonë se 30 shtator 2019. Ata do të njoftohen jo më vonë se më 01 tetor 2019.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe ofertën e tyre (deri në 600 Euro/raport), në e-mail: [email protected], ose në zyrën e Institutit të Studimeve Politike në adresën:
Instituti i Studimeve Politike
Rr. Luigj Gurakuqi,
Shk.A, P.89. Ap.16, Tiranë,