Prodhim video -regjistim intervista/deshmi (konceptim, ideim, prodhim)
Instituti i Studimeve Politike (ISP), do të implementojë projektin “Mbi viktimat e kufirit: Informim e sensibilizim për viktimat e vrasjeve dhe zhdukjeve gjatë arratisjeve në kufij gjatë viteve 1988-1991”, i cili po mundësohet nga International Commission on Missing Persons (ICMP), përmes grantit të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri.
Qëllimi kryesor i projektit është:
-Informimi i publikut dhe inkurajimi i autoriteteve përkatëse për kërkimin e trupave të personave të zhdukur, ndërkohë që avokon për reflektim social dhe shtetëror mbi rastet e të vrarëve ose të zhdukurve gjatë përpjekjeve për t’u arratisur nga sistemi komunist midis viteve 1986 dhe 1990.
-Angazhimi me Qeverinë dhe Kuvendin për çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, detyrimet ligjore dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.
-Nxitja e ndërgjegjësimit dhe rehabilitimit përmes diskursit publik, medias dhe edukimit të gjeneratave të reja për raste specifike, emra, ngjarje dhe pasojat e tyre.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për angazhimin e një subjekti për regjistrimin e intervistave/dëshmive audio (konceptim, ideim, prodhim) e videove me të paktën tre raste konkrete ilustruese të personave të zhdukur.
Për thirrjen e plotë dhe specifikimet teknike ju lutem klikoni këtu: