The Institute of Political Studies www.isp.com.al is a nonprofit organization in the field of political studies in Albania. ISP është krijuar me vendim të Gjykatës Tiranë27/03/2006 dhe vepron me statusin e OJF me NIPT L41421452C. Its primary focus is monitoring and assistance to the processes of political transition, the institutional political and constitutional activities, and the education of the public through the principles of transparency, political participation, and memories over the past, citizen’s representation and recognition of the fundamental concepts of a functional democracy.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) është krijuar më 2006 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Që në fillimet e tij ISP u fokusua në monitorimin e proceseve demokratike dhe të institucioneve kushtetues e të pavarura në Shqipëri, në çështjet e përfaqësimit politik, të standardeve zgjedhore, të integrimit dhe të problematikave ndër-shqiptare.
ISP e inauguroi aktivitetin e tij të parë me një prezantim mbi pozitën shqiptare dhe sfidat e saj referuar nga i ftuari i parë, studiuesi i njohur britanik, Noel Malcolm dhe me pjesëmarrjen e dy Presidentëve të Republikës, disa ish ministra të jashtëm, studiues të historisë dhe kulturës, të medies dhe të sigurisë kombëtare. Prej atëherë ISP ka organizuar disa konferenca e debate të njëjta mbi problematikat që lidhen me zhvillimet rajonale, të sigurisë, gjeopolitikën dhe integrimin.
Prej disa vitesh ISP është fokusuar në veçanti në monitorimin e Kuvendit të Shqipërisë, të partive politike, proceseve zgjedhore, negociatave drejt BE dhe reformave të rëndësishme, siç janë reforma territoriale, programet e transparencës me të drejtën e informimit dhe reforma në drejtësi. ISP është partner aktiv me institucionin e Presidentit, Kuvendin e Shqipërisë, partitë kryesore politike, qeveritë dhe institucionet qendrore e lokale, duke kontribuar edhe me ekspertizë në dhënien e sugjerimeve dhe rekomandimeve për përmirësime në fusha të ndryshme.
ISP ka publikuar disa botime profesionale dhe unike në listën e botimeve politike në Shqipëri, siç janë botime dedikuar partive politike, studime dhe botime mbi demokracinë e brendshme në partitë politike, dekriminalizimin, reformën në drejtësi, eksperimentin me ministrat teknikë, votën dhe ndikimet e grupeve informale në zgjedhje, standardet e përfaqësimit në partitë politike, përfaqësimi gjinor në zgjedhje dhe në partitë politike, standardet në aplikimin e sistemit të transparencës në qeverisjen vendore, standardet e llogaridhënies dhe përfaqësimit në qeverisjen lokale, si dhe mbi memorien ndaj të kaluarës.
Gjatë viteve ISP ka pasur mbi 150 bashkëpunëtorë të kontraktuar, ka zhvilluar disa dhjetëra konferenca, tryeza debati, fokus grupe, seminare dhe trajnime. Gjithashtu ISP ka zhvilluar aktivitete në të gjitha qendrat kryesore universitare në vend, ka qenë dhe është pjesë e rrjeteve dhe nismave të ndryshme në projekte të përbashkëta me partnerë në rajon, si dhe ka bashkëpunim institucional me institucionet kryesore politike dhe përfaqësuese në Shqipëri.
Mbi këtë bazë, ISP ka qenë aktive në komunikimet dhe publikimet e vazhdueshme me secilën prej medieve kryesore në vend, si dhe me medien ndërkombëtare që trajton Shqipërinë, është partner me disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare që monitorojnë progresin demokratik në Shqipëri dhe është pjesë e rrjeteve të ndryshme të shoqërisë civile në vend dhe në rajon.
Disa nga projektet unike dhe kryesore të ISP në vitet e fundit janë:
- Projekti online i Muzeut të Memories muzeuimemories.info dhe http://1945-1990.muzeuimemories.info dedikuar kujtesës dhe dialogut mbi të kaluarën. Ky është projekti i parë i këtij lloji në Shqipëri.
- Database http://dekriminalizimi.isp.com.al me fokus monitorimi aktiv i jetësimit të ligjit 135/2015 në partitë politike, në përfaqësimin politik, në zgjedhje dhe në institucionet kryesore kushtetuese ose ato të krijuara me ligj. Ky projekt mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Holandës (2019-2021) dhe Programi NED (National Endowment for Democracy) (2020-2023).
- Monitorimi i Kuvendit dhe shkallës së efikasitetit të deputetëve, dhe database www.deputetim.al, projekt unik i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Holandës (2017-2020) dhe Ambasada e Zvicrës (2021-2023).
- Studimi mbi standardet e përfaqësimit në partitë politike, mbështetur nga UN Women (2017)
- Projekti mbi konfliktin e interesit të deputetëve dhe standardet e sjelljes së tyre, mbështetur nga programi i qeverisë norvegjeze (2017-2019).
- Projekti mbi monitorimin e përdorimit dhe abuzimit me burimet shtetërore në fushatën elektorale, mbështetur nga programi për demokracinë i USAID (2018-2019).
- Projekti mbi monitorimin e impaktit të mungesës ose vonesës së akteve nënligjore, mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë (2019-2020).
- Projekti mbi përfaqësimin politik, zgjedhjet dhe pjesëmarrja, në partneritetit me KLSH e CRD, mbështetur nga Bashkimi Europian (2020-2021).
- Projekti mbi zgjedhjet dhe standardet zgjedhore 2021, mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe, Tiranë (2020-2021).
- Projekti mbi dialogun dhe memorien, si dhe hartën digitale të vendeve të kujtesës, (http://1945-1990.muzeuimemories.info/?page_id=6033&lang=sq) mbështetur nga MPJ e Republikës së Çekisë (2020-2021).
- Database mbi zgjedhjet www.vota.al mbështetur nga KAS dhe database mbi partitë politike “politike.al” mbështetur nga FES si nisma unike mbi zgjedhjet dhe partitë politike në Shqipëri (2015-2017)
Po ashtu, ISP ka realizuar projekte të tjera me rëndësi në qeverisjen lokale, mirëqeverisjen, monitorimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të përfaqësimit, mbi memorien dhe dialogun mbi të kaluarën, etj, me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe vendorë, si US Embassy, OSBE, NED, Këshilli i Evropës, NDI, KAS, FES, Ambasada e RÇ, qeveria suedeze, Ambasada e Zcivrës, OSBE, Lëziv Albania, AMSHC, etj.
Instituti ka faqen e tij zyrtare në internet: www.isp.com.al ku mund të gjeni gjithë veprimtarinë e ushtruar nga organizata dhe pjesëtarët e stafit të saj, të dhënat financiare vjetore, auditi financiar, buletini i aktiviteteve, etj.