• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

THIRRJE PER EKSPERTË

6 years ago

TERMAT E REFERENCËS PËR EKSPERT PËR MONITORUES PARLAMENTI

Projekti: “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”

Periudha: 01/04/2019-30/04/2020

Instituti i Studimeve Politike kërkon të kontraktojë një ekspert për hartimin dhe përpilimin e raporteve periodikë, që do të kryhen në kuadrin e projektit: “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”, i cili mundësohet nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Përshkrimi i projektit. ISP synon të bëjë monitorimin e gjithanshëm të detyrimeve që burojnë nga Kodi i Sjelljes lidhur me konfliktin e interesit në aktivitetin parlamentar, – monitorimin për secilin deputet, për secilin grup parlamentar, për përgjegjësitë e Kuvendit, për rolin dhe përgjegjësitë e ILDKP dhe institucioneve të tjera të përfshira direkt ose indirekt; ndjekjen e problematikave dhe raportimeve mediatike mbi këtë problematikë, si dhe sensibilizimin e Kuvendit dhe të partive politike mbi standardet e aplikimit të parandalimit të konfliktit të interesit në vendimmarrjen parlamentare.

Metodologjia:

Aktiviteti i ISP do të bazohet në tre elementë: matje sasiore, matje cilësore dhe vlerësim profesional e institucional të problematikës. Konkretisht,

-Në matjet sasiore: ISP do të bëjë monitorimin e vazhdueshëm të aktivitetit dhe të vendimmarrjes së parlamentit lidhur me komponentët e konfliktit të interesit dhe parandalimin e tij; ISP do të bëjë monitorimin e Kuvendit, organeve dhe institucioneve të lidhura me të, të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe ligjin organik të ILDKP lidhur me konfliktin e interesit; ISP do të bëjë matjen e ligjërimit politik dhe institucional të deputetëve dhe të aktorëve politikë lidhur me vendimmarrjet në lidhje me konfliktin e interesit dhe rastet korruptive; ISP do të monitorojë medien kryesore në vend, lidhur me raportimet që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit, përfshirjen e deputetëve dhe rastet e korrupsionit në parlament.

-Në matjet cilësore: monitorim përmbajtjesor të debateve parlamentare që lidhen me raportet e deputetëve me rastet e mundshme të konfliktit të interesit; monitorim përmbajtjesor të nismave parlamentare, të votimeve parlamentare dhe të deklarimeve parlamentare që mund të përbëjnë raste të konfliktit të interesit; matjen e perceptimit publik me fokus medien dhe OJF mbi konfliktin e interesit në aktivitetin parlamentar; monitorim të akteve dhe të vendimeve të Kuvendit dhe të ILDKP lidhur me rastet e konfliktit të interesit; monitorim të Regjistrit të deklarimeve mbi Konfliktin e Interesit në parlament dhe të Kodeve të Sjelljes në parlament e në partitë politike parlamentare mbi konfliktin e interesit.

-Vlerësim profesional e institucional: evidentimin e rasteve të konfliktit të interesit, angazhimin për krijimin e normave të pranuara/standardeve publike në interpretimin nga institucionet përgjegjëse të rasteve të konfliktit të interesit në vendimmarrje; ndjekjes së rasteve konkrete të evidentuara në institucionet përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit mbi konfliktin e interesit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Monitoruesi duhet të kryejë:

-Monitorim përmbajtjesor të debateve parlamentare,të nismave parlamentare, të votimeve parlamentare dhe të deklarimeve parlamentare që mund të përbëjnë raste të konfliktit të interesit

-Monitorimin e Regjistrit te Deklarimit te Konfliktit te Interesit ne Parlament-ne menyre periodike.

-Monitorimin aktiv të komisionit te ligjeve, sipas axhendës parlamentare gjatë gjithë fazave të projektit-gjatë gjithë fazave të projektit.

-Monitorimin  e Kodit të Sjelljes dhe respektimit të parandalimit të konfliktit të interesit në vendimmarrjen dhe aktivitetin parlamentar.

-Evidentimin dhe raportimin e çdo shkelje të procedurës, Rregullores, Kodit etj, në aktivitetin e deputetëve në parlament dhe të vetë Kuvendit në funksion të deputetëve;

-Raportimin periodik  mbi monitorimin në komisione dhe në fund të cdo tremujori raportimin e detajuar me të dhënat në funksion të raportit përfundimtar;

-Plotësimin e raporteve të punës dhe Time sheet- et sipas  termave të referencës përcaktuar në projekt 15 dite x 10 euro në muaj.

 

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

Krahas të dhënave profesionale (arsimi i lartë, studime në shkencat juridike ose politike, përvoja e punës në projekte me shoqërinë civile, etj)

-Monitoruesi duhet të ketë njohuri dhe përvojë të dëshmuar rreth të aktivitetit dhe të vendimmarrjes së parlamentit lidhur me komponentët e konfliktit të interesit dhe parandalimin e tij dhe rreth legjislacionit shqiptar.

-Monitoruesi duhet të ketë përvojë në monitorim dhe/ose hartime raportesh.

 

Afati:

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një ofertë dhe CV jo më vonë se 15 korrik 2019. Aplikantët do të njoftohen jo më vonë se më 17 korrik 2019.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe  ofertën e tyre (deri në 150 Euro/muaj), në e-mail: [email protected], ose në zyrën e  Institutit të Studimeve  Politike në adresën:

Instituti i Studimeve Politike

Rr. Luigj Gurakuqi,

Shk.A, P.89. Ap.16, Tiranë,

 

ShareTweet

Të ngjashme

Thirrje për produksion video dhe infografikë
THIRRJE / SHPALLJE

Thirrje: Prodhim video-regjistrim intervista/dëshmi (konceptim, ideim, prodhim)

THIRRJE / SHPALLJE

Thirrje: Rindërtim Portali, Mirëmbajtje dhe Menaxhim, Data entry

Thirrje për subjekt për prodhimin e videove dhe factsheet-ëve
Building election integrity and political party resilience

Thirrje për ekspert mbi zgjedhjet dhe partitë

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE