• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

THIRRJE PËR EKSPERTË

7 years ago

Projekti: “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”

Periudha: 01/04/2019-30/04/2020

Instituti i Studimeve Politike kërkon të kontraktojë 2 ekspertë ligjorë për vlerësimin dhe ndjekjen ligjore të rasteve te shkeljes së legjislacionit për konfliktin e interesit si dhe ofrimin e ekspertizës për përmirësime ligjore, administrative dhe politike në lidhje me aplikimin me standard të larta të Kodit të Sjelljes dhe të masave anti-korrupsion nga Kuvendi.

Kjo në kuadër të projektit të ISP-së “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”, i cili mundësohet nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Rreth projektit

Konflikti i interesit dhe abuzimi me pushtetin. Një nga mekanizmat më efecientë të luftës ndaj korrupsionit në nivelet e larta, referuar parlamentit dhe deputetëve, është zbatimi korrekt dhe integral i ligjit mbi konfliktin e interesit dhe i Kodit të Sjelljes së deputetëve. Sipas ligjit Nr.9367, datë 7.4.2005 (i ndryshuar 2014) “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike“ neni 28 përcakton tre kufizime për deputetët: të mos jetë drejtues dhe anëtar i organeve drejtuese të Organizatave Fitimprurëse; të mos ushtrojë veprimtari private në formën e personit fizik tregtar, profesione të lira me licencë, konsulentë apo agjent për të tretët, si dhe të mos zotërojë aksione në shoqëri tregtare me pozita dominuese në treg dhe aktivitetit / statusit të deputetit.

Qëllimi i projektit

Krijimi i një sistemi efektiv monitorimi për të gjitha rastet e vendimmarrjes së deputetëve dhe matjes së vendimmarrjes me praktikat e konfliktit të interesit

Monitorimi i të gjitha praktikave dhe institucioneve të përfshira në zbatimin e Kodit të Sjelljes dhe të parandalimit të konfliktit të interesit në vendimmarrjen parlamentare

Krijimin e një sistemi reagimi publik dhe institucional ndaj rasteve të shkeljes së ligjit dhe standardeve të parandalimit të konfliktit të interesit nga deputetët dhe parlamenti

Sensibilizimi i deputetëve, Kuvendit dhe aktorëve politikë e institucionalë mbi rëndësinë e zbatimit efektiv dhe profesional të praktikave të mira për parandalimin e konfliktit të interesit dhe rritjes së transparencës publike, si masa me rëndësi  në standardet kundër korrupsionit

Përfshirje e zërave publikë (media dhe OJF) në problematikat antikorrupsion që lidhen me konfliktin e interesit në vendimmarrjet dhe aktivitetin parlamentar

Evidentimin e rasteve të konfliktit të interesit, angazhimin për krijimin e normave të pranuara/standardeve publike në interpretimin nga institucionet përgjegjëse të rasteve të konfliktit të interesit në vendimmarrje; ndjekjes së rasteve konkrete të evidentuara në institucionet përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit mbi konfliktin e interesit.

 

Përshkrimi i punës

Eksperti do të ofrojë angazhimin e tij profesional në:

analizën e rasteve specifiket të pretenduara për shkelje të konfliktit të interesit, interpretimin nga institucionet përgjegjëse të rasteve të konfliktit të interesit në vendimmarrje.

ofrimin e ekspertizës për përmirësime ligjore, administrative dhe politike në lidhje me aplikimin me standard të larta të Kodit të Sjelljes dhe të masave anti-korrupsion nga Kuvendi

shpërblimi për punën e kryer është deri ne 830 euro për periudhën e sipërpërmendur.

 

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar

të ketë një diplomë të nivelit master në shkenca juridike ose politike. Përvoja si lektor do të ishte një plus.

të ketë njohuri të plota rreth Kushtetutës dhe legjislacionit, Rregullores së Kuvendit, Ligjit për Statusin e Deputetit dhe Kodin e Etikës si dhe të ligjeve bazë të Prokurorisë dhe ILDKPKI.

të ketë përvojë të punës me shoqërinë civile.

të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohuri bazë kompjuterike.

 

Detyrimet dhe përgjegjësitë

të ndjekë dhe asistojë shqyrtimin e rasteve të veçanta të pretenduara për shkelje të ligjit në raport me konfliktin e interesit.

të trajtojë dhe adresojë në komunikim edhe me ekspertët e Kuvendit rastet e mundshme të situatës në konflikt interesi të mundshëm.

të jetë vazhdimisht në kontakt me ekspertin ligjor të ISP dhe stafin monitorues, dhe me institucionet e parashikuara si partnere ose objekt monitorimi, në mënyrë për të trajtuar dhe ndjekur në rrugë ligjore dhe administrative të gjitha rastet e evidentuara për shkelje të mundshme të legjislacionit lidhur me pozitën e konfliktit të interesi

të paraqesë çdo tre muaj një raport tek ISP

 

Kohëzgjatja e parashikuar

01/04/2019-30/04/2020

 

Afati

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një ofertë dhe CV jo më vonë se 20 prill 2019 në e-mail: [email protected], tel. 0682074556 ose në zyrën e  Institutit të Studimeve  Politike në adresën:

 

Instituti i Studimeve Politike

Rr. Luigj Gurakuqi,

Shk. A, P.89. Ap. 16, Tiranë,

ShareTweet

Të ngjashme

Thirrje për produksion video dhe infografikë
THIRRJE / SHPALLJE

Thirrje: Prodhim video-regjistrim intervista/dëshmi (konceptim, ideim, prodhim)

THIRRJE / SHPALLJE

Thirrje: Rindërtim Portali, Mirëmbajtje dhe Menaxhim, Data entry

Thirrje për subjekt për prodhimin e videove dhe factsheet-ëve
Building election integrity and political party resilience

Thirrje për ekspert mbi zgjedhjet dhe partitë

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE