LSI, PDIU, PR dhe partitë e reja & vogla politike nuk duhet të bëhen strehë e politikanëve me rekorde negative që përzgjidhen për efekt votash apo që largohen / dërgohen nga dy partitë e mëdha. Ato duhet të kenë qëndrim të qartë dhe të ndikojnë në përmirësimin e sistemit përfaqësues.
Koha për politikë dhe politikanë të pastër! Zgjedhjet në partitë politike dhe lista e kandidatëve për parlamentin (2021) janë sprovë serioze për jetësimin e procesit të dekriminalizimit, vettingut në politikë dhe integritetit në përfaqësim!
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron proceset zgjedhore në partitë kryesore politike, si dhe kandidatët për zgjedhjet parlamentare 2021. ISP pret që partitë të respektojnë standardet e ligjit 138/2015 dhe ato të sanksionuara në rregullat etike brenda partive. Shqipëria meriton politikanë dhe zyrtarë të pastër, të pa korruptuar dhe me integritet të lartë.
Mesazh i ISP për rastin e LSI, PDIU, PR dhe partitë e vogla & reja politike!