Instituti i Studimeve politike në bashkëpunim me Avokatin e Shtetit dhe me mbështetjen e Këshillit të Europës, programi “Horizontal Facility for the Western Balkans and Turkey” – “Supporting effective domestic remedies and facilitating the execution of ECtHR judgments”, u angazhua në disa aktivitete, përfshirë edhe hartimin e komentarit për ligjin 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Nevoja e hartimit të një komentari në lidhje me zbatimin e Ligjit Nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, rezulton po aq e rëndësishme sa edhe vetë nevoja e hartimit dhe miratimit të Ligjit nr. 133/2015. Në 22 shkurt 2019 u bënë 3 vite nga hyrja në fuqi e Ligjit dhe fillimit të zbatimit të tij. Hartimi i këtij komentari bëhet domosdoshmëri, duke pasur parasysh përfundimin e afatit 3 vjeçar të procesit të vlerësimit financiar të vendimeve të njohjes, si dhe atij të shqyrtimit të kërkesave ende të patrajtuara. Komentari synon trajtimin e çështjeve që lidhen me zbatimin e Ligjit 133/2015, praktikat e ndjekura nga organet ligjzbatuese, dhe në veçanti trajtimin e çështjeve që lehtësojnë kuptimin e Ligjit dhe sfidat që vijnë pas përfundimit të veprimtarisë së ATP.
Në zbatimin e këtij ligji në praktikë janë hasur problematika të të kuptuarit të kompetencave ligjore, juridiksionit dhe mënyrës së trajtimit të kërkesave, deri në vlerësimin e kushtetueshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese dhe jurisprudencës së Gjykatës së e Lartë. Komentari e trajton të gjithë këtë problematikë nëpërmjet shqyrtimit dhe interpretimit të ligjit sipas praktikave të deritanishme gjyqësore, duke bërë edhe një parashtrim të pritshmërive të zbatimit të ligjit në të ardhmen, por nuk merr përsipër të japë zgjidhje përfundimtare. Ky komentar synon të ndihmojë të gjithë subjektet që kanë lidhje me veprimtarinë e njohjes dhe kthimit të pronës, agjencitë, gjykatat etj, por ai është shkruar në mënyrë të tillë që të jetë i kuptueshëm edhe nga individët, subjekte të këtij ligji.
Siç theksohet edhe në botim, ky publikim është hartuar me fondet e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Idetë e shprehura nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjen zyrtare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
ISP dhe CoE – KOMENTAR MBI TRAJTIMIN E PRONES 2019
© 2019 Këshilli i Evropës.