Instituti i Studimeve Politike (ISP) i ka adresuar Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore disa rekomandime specifike që ligjen me legjislacionin mbi rolin e shtetit në fushatë elektorale, ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në prag, – gjat- dhe fazën e administrimit të zgjedhjeve, si dhe çështje që lidhen me gjetjet e stafit të ISP gjatë monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale 2019.
Në letren zyrtare adresuar bashkëkryetarëve të Komisionit dhe opozitës jashtë parlamentit theksohet se “gjatë vitit 2019, Instituti i Studimeve Politike ka aplikuar projektin e monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale, me fokus qeverinë qendrore dhe bashkitë Vlorë, Kamzës e Durrës. Aktiviteti është mbështetur nga programi i USAID-it në Shqipëri (ACDC-Accelerated Civil Development und Cooperation). Të dhënat e detajuara të raportimit dhe të gjetjeve do të jenë publike përmes një raporti përfundimtar. Përmes këtij komunikimi ne po ju dërgojmë bashkëngjitur disa nga problematikat kryesore, për të cilat ne mendojmë se do të duhet të ketë vëmendje dhe përgjigje në procesin e realizimit të reformës së re zgjedhore. Disa prej problematikave kërkojnë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, disa kërkojnë ndjekjen e standardeve më të larta e transparente në zbatim të legjislacionit në fuqi, disa të tjera lidhen edhe me legjislacionin plotësues zgjedhor në Shqipëri”.
Më poshtë mund të lexohen & shkarkohen të gjitha rekomandimet e adresuara.