• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP – Lidhur me intepretimet e ndryshme të ligjit nga Komisioneri, KAS dhe Kolegji Zgjedhor  

I njëjti ligj, të njëjtat dispozita dhe të njëjtat parime ligjore meritojnë të lexohen në të njëjtën frymë dhe përmbajtje, për të evituar krijimin e dyshimit të arsyeshëm se vendimmarrjet ndikohen nga faktorë dhe motive të tjera përveç atyre ligjore.

2 years ago

Bazuar në Kodin Zgjedhor vendimmarrjet lidhur me procesin elektoral merren nga Komisioneri Shtetëror, si dhe mund të konfirmohen ose jo nga KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) dhe Kolegji Zgjedhor. Tri strukturat drejtohen nga juristë të njohur dhe me përvojë, ndërkohë që bazë ligjore referuese janë dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Nga të dhënat e deritanishme të monitorimit nga ISP, sidomos gjatë regjistrimit të subjekteve zgjedhore, rezulton se këto struktura kanë pasur vlerësime dhe për pasojë edhe vendimmarrje të ndryshme për të njëjtin rast. Disa vendime të rëndësishme me interes publik të Komisionerit janë rrëzuar në KAS dhe vendime të dy palëve janë rrëzuar edhe nga Kolegji Zgjedhor.

Duke respektuar të drejtën legjitime dhe pavarësinë e secilit institucion në zbatimin e ligjit, Instituti i Studimeve Politike (ISP) shpreh shqetësimin se diskordancat midis tyre në leximin, interpretimin dhe jetësimin e Kodit Zgjedhor kanë sjellë deklarata politike kontestuese, dhe në tërësi kanë pasur impakt jo vetëm në vonesat procedurale lidhur me procesin zgjedhor, por edhe në perceptimin publik lidhur me besimin tek institucioni dhe standardet e zgjedhjeve.

Diskordancat në interpretime dhe vendime kanë pasur kosto politike dhe financiare për subjekte të veçanta zgjedhore dhe natyrisht kanë ndikuar edhe në krijimin e rrethanave të njëjta për secilin subjekt për tu fokusuar tek konkurrimi elektoral dhe zbatimi i detyrimeve ligjore që burojnë nga qenia ose jo subjekt i miratuar në procesin zgjedhor. Ato meritojnë të shoqërohen edhe me përgjegjësi dhe më shumë maturi për palët që kanë rezultuar se me interpretime të gabuara ligjore janë përgjegjëse për pasojat në proces.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se institucionet, Komisioneri, KAS dhe Kolegji Zgjedhor, do të duhet të dëshmojnë shumë më tepër integritet dhe profesionalizëm, për të njësuar standardet e gjykimit dhe të vlerësimit si nevojë jetike për t’i dhënë legjitimitet, integritet dhe besueshmëri të gjithë procesit zgjedhor në Shqipëri. I njëjti ligj, të njëjtat dispozita dhe të njëjtat parime ligjore meritojnë të lexohen në të njëjtën frymë dhe përmbajtje, për të evituar krijimin e dyshimit të arsyeshëm se vendimmarrjet ndikohen nga faktorë dhe motive të tjera përveç atyre ligjore.

Vendimet përfundimtare janë të detyrueshme, por ato duhet të vlejnë edhe si reflektim për institucionet administruese të procesit zgjedhor, për subjektet zgjedhore dhe për parlamentin në projeksionin e ardhshëm për reformën zgjedhore.

Zgjedhjet bëhen për qytetarët, ato duhet të jenë konkurruese dhe të besueshme, ndaj dhe përgjegjësia e institucioneve është të sigurojnë barazi, paanësi, standarde më të larta, legjitimitet dhe integritet, transparencë dhe llogaridhënie.

 

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Deklaratë e shoqërisë civile: Mbi procesin parazgjedhor 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

Video informative: Tiparet dhe integriteti i fushatës zgjedhore 2025
ARKIVI MEDIATIK

Video informative: Tiparet dhe integriteti i fushatës zgjedhore 2025

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE