Baza ligjore në fuqi
Kodi Zgjedhor përcakton të drejtat, detyrimet, kriteret dhe praktikat mbi partitë që marrin pjesë në KZAZ, në grupet e numërimit, si dhe që kanë të drejtë të kenë vëzhgues gjatë gjithë procesit zgjedhor. Administrimi zgjedhor në Shqipëri bazohet në kontroll dhe mirëbesim mes partive.
Problematika e konstatuar
Gjatë procesit të administrimit zgjedhor u konstatuan raste të akteve të dhunshme, incidente, vonesa dhe votës së motivuar politikisht nga KAS, komisionerë, anëtarë të grupeve të numërimit dhe vëzhgues të partive/kandidatëve.
Rekomandime për ndërhyrje
Shqipëria duhet të aplikojë praktikat më të mira të vendeve në BE, për ecje drejt depolitizimit të plotë të strukturës së administrimit zgjedhor, krijimit të një mekanizmi profesional administrimi dhe verifikim e hetim për çdo shkelje gjatë procesit.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.