Baza ligjore në fuqi? Kodi Zgjedhor ndalon votimin familjar, sipas të cilit një person voton në emër ose për llogari të personave të tretë, anëtarë të tjerë të familjes. Vota është individuale, e fshehtë dhe e drejta e votës nuk delegohet.
Problematika e konstatuar? Raportet monitoruese kanë ngritur shqetësime lidhur me rastet e aplikimit të votimit familjar. Votimi me zarf/postë nga jashtë vendit krijon shqetësim dhe sfida shtesë mbi sigurinë e monitorueshme kundër këtij fenomeni.
Rekomandime për zgjidhje? Krahas sensibilizimit publik, partitë duhet të nxisin fushatën kundër votimit familjar, KQZ dhe organet ligjzbatuese duhet të ofrojnë masa ligjore dhe administrative në evitimin e rasteve dhe fshehtësinë e votës individuale.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe I qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti I Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.