Zgjedhjet e 11 maj 2025 kanë përfunduar. Krahas rezultatit, sfida kryesore e procesit zgjedhor ishte jetësimi i standardeve mbi zgjedhjet e lira dhe me integritetit të lartë. Nga monitorimi dhe gjetjet paraprake të ISP rezulton se:
Elementë kritikë lidhur me procesin zgjedhor 2025:
- Zgjedhjet reflektuan mangësi dhe nuk shënuan progres demokratik;
- Partitë refuzuan verifikimet paraprake të kandidatëve të tyre;
- Polarizimi dhe gjuha denigruese pamundësoi debat mbi alternativat;
- Keqpërdorimi i burimeve e të dhënave personale dominoi fushatën;
- Procesi nuk ofroi transparencë për financimet/shpenzimet elektorale;
- KQZ aplikoi standarde të dyfishta në vendimmarrjet mbi procesin;
- Denoncimet dhe skandalet nuk morën përgjigje shteruese ligjore.
Elementë pozitivë lidhur procesin zgjedhor 2025
- Jetësimi i votës së diasporës përbën zhvillim demokratik;
- Baza ligjore për zgjedhjet u miratua me konsensus PS – PD;
- Partitë hartuan programe elektorale dhe i publikuan ato;
- Partitë bënë përpjekje për të sjellë figura të reja politike;
- Asnjë forcë politike nuk bojktoi procesin në asnjë fazë të tij;
- Komisionerët e partive e administruan procesin pa incidente;
- Grupet civile luajtën rol aktiv në monitorim & adresim të gjetjeve.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.