KQZ ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve dhe qytetarët janë njohur me deputetët e rinj. Në vijim të mbylljes së procesit të administrimit të zgjedhjeve, legjitimiteti dhe besueshmëria e tyre përbën sfidën kryesore për një mjedis me traditë të brishtë të zgjedhjeve demokratike.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet e integritetit te partitë politike dhe mbi këtë bazë ka ndjekur dhe vlerësuar rolin dhe qëndrimet e tyre ndaj procesit zgjedhor.
Elementë pozitivë lidhur me integritetin e partive politike:
- Dy mijë kandidatë nga 11 subjekte morën pjesë aktive në proces;
- Partitë hartuan dhe paraqitën programe publike elektorale;
- Partitë kanë deklaruar se nuk do të bojkotojnë parlamentin e ri;
- Partitë zhvilluan gara të forta të brendshme në listën e hapur;
- Partitë e reja politike arritën të sigurojnë përfaqësim parlamentar;
- Partitë bënë përpjekje për të evituar konfliktet dhe incidentet;
- Partitë respektuan praktikat e mira të kuotave gjinore / rinore;
- Partitë përfshinë në lista të gjitha grupet/pakicat kombëtare.
Elementë kritikë lidhur me integritetin e partive politike:
- Partitë nuk patën distancim të qartë nga krimi i organizuar;
- Partitë refuzuan transparencën financiare përpara votimit;
- Partitë nuk aplikuan praktika zgjedhore efektive për kandidatët;
- Ligjërimi i lidershipit politik ishte konfiktual, bullizues, destruktiv;
- Mazhoranca njësoi partinë me shtetin dhe keqpëdori burimet;
- Drejtuesit e opozitës refuzojnë përgjegjësitë e tyre për humbjen;
- Partitë iu dhanë prioritet strukurave militante mbështetëse;
- Partitë dështuan të tërheqin votuesit e pavendosur/moderatorë.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.