• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

KRIZA E KUVENDIT: VONESA TE SHUMTA NE RAPORTIMET VJETORE

7 years ago

Prej muajsh Kuvendi i Shqipërisë ndodhet në krizë funksionimi: debati politik dhe axhenda ditore që shpesh nuk ka përputhje me axhendën parlamentare, ka krijuar një hendek të thellë midis produktit parlamentar dhe pritshmërive të tij. Pjesëmarrja e pjesshme e opozitës në komisione, protesta e saj lidhur me aktualitetin politik, debatet politike dhe krijimi i një klime konfliktuale pune ka krijuar një rrethanë tipike për parlamentet gjysmake: ka seanca plenare dhe ka komisione, por puna e produkti i tyre është i pjesshëm, është i vonuar dhe me cilësi të dobët. Le ti referohemi një funksioni thelbësor parlamentar, – kontrollit të punës së institucioneve të pavarura e kushtetuese përmes raportimeve vjetore që ato kryejnë në parlament. Raportet e institucioneve të pavarura janë të vetmet raporte me vlerë referuese në punën e institucioneve shtetërore, ndaj ato kanë vlerë politike, ligjore, dokumentare dhe historike.

Sipas praktikës së punës së Kuvendit në janar përcaktohet kalendari i raportimeve vjetore të institucioneve, – proces që zakonisht duhet të zgjasë deri në mesin e muajit maj. Aktualisht bilanci i raportimeve është negativ: vetëm 11 institucione kanë kryer raportime të rregullta në parlament, disa të tjera kanë ezauruar raportimet në komisionet përkatëse parlamentare, por siç shihet nga tabela, parlamenti nuk ka përmbushur ende detyrën e vet kushtetuese dhe ligjore për raportimet e institucioneve. Shumica e tyre ndodhen ende në pritje të normalitetit në seancat plenare dhe në punën e komisioneve. Edhe ato që kanë kaluar sprovën e raportimit, ose kanë kryer raportim formal me prezencën e vetëm një pale politike në komisione ose në seanca plenare, ose kanë vonesa në prezantimin e raportimeve dhe në ecurinë e kalendarit.

Për shkak se parlamenti duhet të kryejë funksionin ligjvënës dhe nismat ligjore kanë qenë minimale, për shkak se parlamenti duhet të jetë përfaqësues e funksional, cilësi që janë e mbeten të diskutueshme për parlamentin aktual, – përgjegjësia e tij kontrolluese përmes raportimit dhe rezolutave do të duhej të ishte më e madhe, më serioze dhe axhendë prioritare. Zakonisht shqetësime shfaqen në fundin e mandateve kur palët nisin kalkulime politike, por në rastin konkret kemi të bëjmë me vitin e parë të mandatit të ri, pra me një sjellje jo tipike të mazhorancave të reja dhe të produkteve të reja post-zgjedhore.

Lidhur me cilësinë e raportimeve në parlament dhe mënyrën sesi ushtrohet kontrolli kushtetues, ka diferenca të dukshme midis vetë komisioneve. Komisione si ai i ekonomisë dhe financave, i arsimit dhe medias, i ligjeve dhe të drejtave të njeriut etj, janë më profesionalë dhe më të thelluar në raportimet dhe debatet e zhvilluara në rastin e raportimeve periodike vjetore, ndërsa ka komisione të tjera ku procesi rezulton sipërfaqësor dhe formal. Në përfundim të të gjitha raportimeve Instituti i Studimeve Politike dhe stafi i tij monitorues në Kuvend, do të publikojë të dhëna të plota dhe të detajuara për raportimet 2018 dhe aktivitetin parlamentar në këtë proces, – gjithnjë nëse parlamenti arrin të ezaurojë të gjitha raportet vjetore të institucioneve brenda sesionit aktual parlamentar.

Stafi monitorues i ISP

ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit
DEKLARATA

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve
ANALIZA

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve

ISP mbi paportin e BE 2025: Gjetje, vlerësime dhe sfidat kryesore
DEKLARATA

ISP mbi paportin e BE 2025: Gjetje, vlerësime dhe sfidat kryesore

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE