Shqipëria ka zhvilluar disa reforma zgjedhore dhe në legjislacionin për partitë politike. Bazuar në përvojën e krijuar dhe gjetjet e identifikuara, një reformë e plotë, funksionale dhe afatgjatë kërkon gjithëpërfshirje, dialog të hapur, ekspertizë cilësore dhe mbështetje konsensuale politike. Instituti i Studimeve Politike (ISP) zhvilloi një tur diskutimesh në disa qarqe të vendit me përfaqësuesit politikë, civilë, mediatikë dhe ekspertë, përmes të cilave u evidentuan problematika dhe rekomandime prioritare.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.


