• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One

4 months ago

ISP është duke monitoruar procesin e integrimit në kuadër të angazhimit të Cluster One. I angazhuar në stafin e ISP, studiuesi i ri Gevin Sherko ka analizuar ecurinë e deritanishme, problematikat, detyrimet që vijnë nga reformat themelore (Cluster One), afatet dhe gjendjen aktuale, progresin dhe shqetësimet përgjatë procesit.

Metodologjia e kësaj analize përfshin mbledhjen e të dhënave dhe më pas analizën e tyre përmes një tabele të dhënash. Metoda e mbledhjes së të dhënave ka qenë kërkimi nëpërmjet burimeve dokumentare (desk research). Burimet kryesore të të dhënave për këtë raport përfshijnë Agjendën Kombëtare të Reformave, Udhërrëfyesin e Qeverisë Shqiptare për funksionimin e institucioneve demokratike, dokumentin jozyrtar (non-paper) të Këshillit të Bashkimit Evropian mbi progresin e Shqipërisë në Grupkapitullin e parë, si dhe raportet e progresit të hartuara nga Komisioni Evropian. Analiza e të dhënave është realizuar përmes analizës tematike të të dhënave primare të marra nga këto burime.

Sherko me të drejtë vlerëson se periudha e monitorimit ka treguar se Shqipëria ka bërë një progres të qëndrueshëm, por sfida të rëndësishme mbeten. Sfida më evidente e identifikuar në këtë raport përgjatë kësaj kornize kohore është miratimi i ligjit për ZRA-në. Edhe pse ky ligj është diskutuar në Komisionin Parlamentar për Integrimin Evropian dhe është vlerësuar se nuk bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe përputhet me “acquis communautaire”, ai ende nuk ka kaluar për votim në Parlament. Fusha të tjera që kërkojnë përmirësim sipas raportit janë pavarësia e AMA-s dhe reforma zgjedhore.

Nëse Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 mbetet një perspektivë për të cilën është ende herët të thuhet nëse është e realizueshme apo jo. Deri më tani, duket se këto objektiva vendosen më shumë për qëllime politike të brendshme – siç u demonstrua edhe nga premtimi kryesor elektoral i Partisë Socialiste – sesa si qëllime konkrete me afate dhe rezultate të matshme. Për të realizuar këtë vizion, Shqipëria duhet të vazhdojë të adresojë çështje si korrupsioni, reforma në drejtësi dhe procesi zgjedhor, duke përdorur instrumente si Agjenda Kombëtare e Reformave dhe Plani i Rritjes. Megjithatë, një kujtesë thelbësore për qeverinë shqiptare është se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një rrugë njëdrejtimore.

Bashkimi Evropian, njëkohësisht, duhet të përgatisë popullsinë e vet për pranimin e anëtarëve të rinj si Shqipëria në bllok. Opinioni publik dhe kohezioni i brendshëm për çështjen e zgjerimit në BE janë po aq të rëndësishme për përmbushjen e procesit të anëtarësimit deri në vitin 2030. Kjo pikë e fundit ngre një pyetje thelbësore që duhet shqyrtuar me kujdes: “A do të jetë vetë BE-ja e gatshme kur Shqipëria të jetë në portat e anëtarësimit, pavarësisht nëse kjo ndodh në 2030 apo më vonë?”

Materiali i plotë mund të lexohet / shkarkohet këtu:

ISP – ECURIA E SHQIPËRISË NË ZBATIMIN E REFORMAVE PËR CLUSTER ONE

ShareTweet

Të ngjashme

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit
DEKLARATA

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve
ANALIZA

Bajraktarizmi i drejtimit të partive tona, si sfidë ndaj ligjit dhe standardeve

ISP mbi paportin e BE 2025: Gjetje, vlerësime dhe sfidat kryesore
DEKLARATA

ISP mbi paportin e BE 2025: Gjetje, vlerësime dhe sfidat kryesore

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE