Emërtimi: Dialog Kombëtar mbi të kaluarën: “Fillojmë të flasim”
Dedikuar: Të kaluarës komuniste në Shqipëri
Periudha e realizimit: Tetor 2015
Financuesi: OSBE dhe Ambasada Gjermane në Tiranë
Vendi: Vlorë, Durres
Përshkrimi: Prezenca e OSBE-se dhe Ambasada Gjermane ne Tiranë, dhanë mbeshtetjen e tyre për Institutin e Studimeve Politike dhe projektin e tij online Muzeu i Memories per promovimin e dialogut kombetar mbi te kaluaren ne Shqiperi. Në takim me gjimnazistët e qytetatit të Vlorës, ISP prezantoi ekspozitën dhe katalogun e Muzeut të Memories duke inkurajuar të rinjtë per te folur, te mësuar dhe reflektuar për të kaluarën komuniste në Shqipëri.
Impakti: Të rinjtë u informuan drejtpërdrejt me histori mbijetese të sërvirura në formën e dokumetnarit dhe me krimet e komunizmit në Shqipëri të transmetuara nëpërmjet broshurës së shpërndarë nga stafi i ISP. Ekspozita u vizitua nga të gjithë gjimnazistët e shkollës ku u zhvillua aktiviteti duke ndarë mendime dhe diskutime për të kaluarën.