Standardi? Standardet e dekriminalizimit duhen respektuar në formë dhe përmbajtje, në kohë dhe me vullnet të qartë politik dhe institucional. Nevoja për zyrtarë të pastër është jetike për besimin te demokracia dhe shteti i së drejtës.
Problematika? Disa zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë, kryetarë bashkie, gjyqtarë apo nëpunës të lartë, vijojnë të jenë objekt hetimi për dekriminalizimin. Procesi merr shumë kohë, duke konsumuar pjesërisht ose plotësisht mandatet e tyre në funksion, pa jetësuar thelbin e dekriminalizimit.
Zgjidhja? Prokuroria, KQZ dhe organet përgjegjëse, duhet të operojnë në kohë për rastet e dekriminalizimit, për trajtim dhe vendimmarrje brenda afateve të arsyeshme për të jetësuar standardet dhe mënjanuar si vonesat ashtu edhe drejtimin nga individë ligjërisht të ndaluar.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).


