Detyrimi ligjor? Zyrtarët e lartë që janë në hetime do të duhet të sigurojnë kushte që nuk krijojnë konflikt interesi, pengesë apo ndikim në çdo aspekt të hetimeve ndaj tyre.
Problematika? Gjatë vitit 2022-2023 mbi 15 zyrtarë të lartë, përfshirë ministra, deputetë dhe drejtues lokalë vijojnë të hetohen nga SPAK, por shumica absolute e tyre vijojnë të mbajnë postet dhe të bëjnë deklarime publike ndaj drejtësisë.
Zgjidhja? Institucionet respektive duhet të promovojnë modele pozitive që krijojnë kushte të plota dhe të drejta për hetime serioze, distancim nga retorika denigruese dhe respektim të çdo aktiv ligjor nga organet e drejtësisë, sidomos SPAK.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmerisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.