• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

3 weeks ago

Shqipëria është në proces bisedimesh me BE dhe qeveria ka shpallur vitin 2027 si objektiv për mbylljen e negocitave si dhe vitin 2030 si vit pranimi në BE. Pavarësisht retorikës objektivi zyrtar nënkupton se Shqipëria ka përmbushur standardet më të rëndësishme që lidhen me demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës. Integriteti dhe standardet e zgjedhjeve janë parakusht për këtë. Zgjedhjet politike janë të rëndësishme, por koncepti i ndarjes së qartë të burimeve shtetërore nga burimet elektorale bën dallimin midis një demokracie funksionale dhe një demokracie hibride. Shqipëria vazhdon të reflektojë deficite të ndjeshme në këtë drejtim dhe përdorimi i burimeve shtetërore mbetet një prej shqetësimeve kryesore.

Bazuar në të dhënat e mësipërme dhe monitorimin e deritanishëm të procesit elektoral në Shqipëri rezulton se:

  • Rekomandimet e ODIHR/OSBE nuk janë adresuar në ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor dhe as në aktet e tjera nënligjore. Aktet plotësuese të Komisionit Rregullator nuk janë shteruese vetë KQZ (në rastin konkret, KAS), shprehet në vendimmarrje për kontrastin midis akteve apo mungesën e qartësisë së tyre.
  • “Shteti” vijon të jetë punëdhënësi kryesor në vend, burimi më i rëndësishëm financiar dhe faktori më me ndikim në publik. Për këtë arsye burimet shtetërore përbëjnë edhe burimin kryesor të ndikimit politik, elektoral, financiar dhe administrativ.
  • Kandidimi në zgjedhje i 98% të qeverisë, drejtuesve të enteve kryesore publike, si dhe i disa kryetarëve të bashkive apo drejtuesve të tjerë të rëndësishëm në nivel lokal e bën të pashmangshme konfliktin e interesit midis kandidimit dhe burimeve në dispozicion. Legjislacioni nuk mund të përcaktojë të gjitha detajet e sjelljes, por parimi ndalues dhe kufizues synon të ndikojë te vullneti politik dhe maturia insitucionale.
  • Qeveria planifikoi në mënyrë strategjike gjatë gjithë vitit 2024 aktivitete, investime dhe elementë të tjerë të ndikimit elektoral, të cilat duke qenë të planifikuara, u lejuan për tu zhvilluan gjatë periudhës kufizuese pas 11 janarit. Ndonëse ligjërisht lejohet, praktika të tilla përbëjnë cenim të standardeve etike, të integritetit dhe barazisë së garës.
  • Qeveria nuk ka një mekanizëm brenda saj që monitoron dhe parandalon rastet e abuzimit me burimet shtetërore, përgjegjësia në këtë aspekt e KQZ e mbingarkon këtë të fundit, ndërkohë që institucioni nuk ka të gjitha burimet njerëzore dhe administrative në dispozicion për të kontrolluar një pushtet shumë më të madh.
  • Partitë që kanë akses në burimet shtetërore vijojnë t’i përdorin masivisht ato, sidomos në aktivitete që lidhen me votimin e diasporës dhe në aktivitete të titullaëve të institucioneve (ministrive apo bashkive).
  • Vija e hollë që ndan agjenden e përditshme të qeverisjes me agjendën me fokus elektoral, e vështirëson mekanizmin e monitorimit dhe hetimit për rastet e denoncuara, si dhe provokon diskutime mbi kufijtë e lejuar të kufizimeve. Nga ana tjetër, nisma si ajo e sjelljes në Shqipëri të Giro d’Italia në ditën e zgjedhjeve janë tregues shqetësues sesi një aktivitet i përmasave të tilla me ndikim në marrëdhëniet publike dhe me ndikimin edhe në periudhën e heshtjes zgjedhore prezantohet në publik si projekt kombëtar, imazh për turizmin dhe vendin në politikën e jashtme.

Bazuar edhe në këto vlerësime në kushtet aktuale deri në mbyllje të procesit zgjedhor ISP rekomandon:

  • KQZ të ketë një qasje më proaktive në trajtimin me prioritetet të disa nga denoncimeve më të dukshme për të ndikuar jo vetëm në zbatimin e Kodit, por edhe në parandalimin e akteve të ngjashme në vijim të fushatës. Për këtë KQZ (Komisioneri dhe KAS) duhet të unifikojë qëndrimet dhe vendimet lidhur me raste të njëjta, praktika të njëjta, denoncime të njëjta dhe dispozita të njëjta të Kodit Zgjedhor.
  • SPAK dhe strukturat e saj të përfshira në procesin zgjedhor do të duhet të jenë proaktivë për të hetuar rastet më flagrante të raportimeve nga shoqëria civile, institucionet, partitë apo media, për të ndihmuar në jetësimin e parimeve ligjore dhe një klimë më të barabartë zgjedhore.
  • Këshilli i Ministrave duhet të publikojë agjendën ditore të kryeministrit dhe ministrave, të cilët ndonëse në fushatë, paguhen me taksat tona, si dhe të shqyrtojë dhe parandalojë sa të jetë e mundur rastet më të dukshme të keqpërdorimit të burimeve shtetërore në funksion elektoral.

Analiza e plotë me të dhënat e raportimeve të institucioneve dhe problematikat gjendet këtu:

ISP – Mbi raportimet – burimet shteterore ne procesin elektoral 2025

ShareTweet

Të ngjashme

Prokuroria: 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, 7 persona të arrestuar për krime zgjedhore 
Krimet Zgjedhore

Prokuroria: 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, 7 persona të arrestuar për krime zgjedhore 

SPAK: 39 procedime penale të regjistruara nga denoncimet
Krimet Zgjedhore

SPAK: 50 denoncime dhe 5 sinjalizime në portalin online

SPAK: 39 procedime penale të regjistruara nga denoncimet
Krimet Zgjedhore

SPAK: 39 vepra penale për korrupsion aktiv në zgjedhje

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE